top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SAMSUNG LËSHOI SHFLETUESIN E VET PËR PC ME FUNKSIONE TË INTELIGJENCËS ARTIFICIALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 39 minutes ago
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | Samsung ka njoftuar zgjerimin e shfletuesit të tij të internetit të mundësuar nga inteligjenca artificiale, Samsung Internet, në kompjuterët Windows.


Ky veprim e vendos gjigantin korean në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Google, i cili, dominon segmentin aktual të tregut.


Sipas të dhënave të fundit nga Statcounter, Chrome përdoret nga mbi 73% e shfletuesve, i ndjekur nga Safari (13%) dhe Edge (4%).


Një pjesë e përvojës së internetit të Samsung-ut, e prezantuar paraprakisht në Shtetet e Bashkuara dhe Kore, përqendrohet në inteligjencën artificiale.


Versioni për PC prezanton disa veçori që tashmë janë parë në Galaxy AI, ekosistemin e IA-së të pranishëm në telefonat dhe tabletët e grupit.


Ndihma për shfletim, për shembull, përmbledh dhe përkthen faqet e internetit në kohë reale, duke ju dhënë informacion kyç me një shikim.


Risi të tjera të bazuara në IA do të vijnë më vonë.


Duke parë përpara, aftësitë e Samsung Internet do të ripërcaktojnë mënyrën se si përdoruesit bashkëveprojnë me uebin”, tha z. Uon Jun Çoi (Won-Joon Choi), Drejtor Operacional i divizionit Mobile eXperience të Samsung Electronics, në një deklaratë zyrtare, duke evoluar nga një shfletues i thjeshtë që pret të dhëna në një platformë inteligjence artificiale të aftë për të kuptuar nevojat e përdoruesve, duke mbrojtur në mënyrë të sigurt të dhënat e tyre personale.


Në frontin e sigurisë dhe privatësisë, kompania thekson funksionin anti-gjurmues inteligjent, i projektuar për të bllokuar gjurmuesit e palëve të treta, dhe një panel privatësie për menaxhimin e cilësimeve.


Versioni beta i Samsung Internet për PC është i disponueshëm në Windows 11 dhe Windows 10 dhe, pas lançimit të kufizuar në ShBA-ës dhe Kore, do të zgjerohet gradualisht në vende të tjera.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page