MBRETËRIA E DANIMARKËS | PARTIA E KRYEMINISTRES METTE FREDERIKSEN PËSOI HUMBJE DËRRMUESE NË ZGJEDHJET VENDORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 2 min read

Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | Kryeministrja daneze Mette Frederiksen pranoi se rënia e mbështetjes për Social Demokratët ishte më e madhe nga sa prisnim pasi partia e saj pësoi humbje të rënda në të gjithë Danimarkën dhe humbi kontrollin e Kopenhagenit për herë të parë në më shumë se 100 vjet.
“Ne prisnim të humbnim, por duket se humbja është më e madhe nga sa pritej. Do të vlerësojmë shkaqet”, tha Kryeministrja Frederiksen, duke përmendur rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe çekuilibrin midis zonave rurale dhe urbane si shkaqet e rënies së popullaritetit të partisë së saj.
Partia Socialdemokrate, e udhëhequr nga kryeministrja Mette Fredriksen, pësoi një goditje të rëndë në zgjedhjet rajonale dhe komunale në Mbretërinë e Danimarkës, më pak se një vit para zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për në muajin tetor të vitit 2026.
Venstre, Partia Liberale, aktualisht në koalicion me Kryeministren Fredriksen në parlament, i ka tejkaluar Social Demokratët në numrin e kryetarëve të bashkive të zgjedhura në Danimarkë.
“Në kryeqytetin danez, Social Demokratët humbën qytetin që kishin qeverisur që nga viti 1938, duke marrë 12.7% të votave, shumë larg Listës së Unitetit (një koalicion i kuq+jeshil), e cila mori 22.1% të votave, dhe Partisë Popullore Socialiste, me 17.9%”, e thënë kjo sipas rezultateve zyrtare.
“Ne humbëm në Kopenhagen dhe është vërtet për të ardhur keq”, tha kandidatja për kryetar bashkie Pernille Rosenkrantz-Theil, ish-ministre në qeverinë e Kryeministres Fredriksen, e cila, la postin e saj për të kandiduar për kryetare bashkie të kryeqytetit danez.
“Ne vendosëm që nëse do të humbisnim, do të luftonim deri në fund dhe kjo është ajo që bëmë”, shtoi ajo, siç raportohet nga transmetuesi publik danez “DR”.
Negociatat janë duke u zhvilluar tani midis partive të krahut të majtë për të formuar një koalicion brenda Këshillit të Qytetit të Kopenhagenit, në të cilin, Social Demokratët nuk janë ftuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments