top of page
E BARDHË SHIRIT.png

QEVERIA E MBRETËRISË SË DANIMARKËS DO TË NDALOJË PLATFORMAT E MEDIAVE SOCIALE VIRTUALE PËR FËMIJËT NËN 15 VJEÇ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read
ree

Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | Danimarka do të ndalojë përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç”, tha qeveria daneze të premten, megjithëse prindërit do të lejohen të japin përjashtime për të rinjtë deri në moshën 13 vjeç për të hyrë në platforma të caktuara.


Ky veprim vjen pas thirrjes së kryeministres Mette Frederiksen në fjalimin e saj të hapjes në parlament muajin e kaluar për kufizime në mediat sociale virtuale për fëmijët për shkak të shqetësimeve mbi shëndetin mendor të të rinjve.


Të ashtuquajturat media sociale lulëzojnë duke u vjedhur kohën, fëmijërinë dhe mirëqenien fëmijëve tanë dhe ne po i japim fund kësaj tani”, tha Ministrja e Dixhitalizimit, Kerollain Steixh (Caroline Stage) Olsen.


Shumica e partive në parlament thanë se do ta mbështesnin planin përpara një votimi formal.


Platformat më të përdorura nga fëmijët në Danimarkë përfshijnë Snapchat, YouTube, Instagram dhe TikTok”, tha qeveria daneze.


Sipas një analize nga autoriteti danez i konkurrencës dhe konsumatorit nga shkurti i këtij viti, të rinjtë në vendin nordik kalojnë mesatarisht 2 orë e 40 minuta çdo ditë në mediat sociale virtuale.


Nga sa më sipër, Danimarka po ndjek shembullin e Australisë, e cila, vitin e kaluar vendosi një ndalim të mediave sociale virtuale për fëmijët nën 16 vjeç.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page