top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DREJTORI I MUZEUT TË LUVRIT: NË VITIN 2023 MONA LIZA U VIZITUA NGA 9 MILIONË VIZITORË | DUHET DHOMË E POSAÇME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 27, 2024
  • 1 min read
ree

Paris, Francë | Mona Liza e Leonardo da Vinçit, portreti më i famshëm në botë, së shpejti mund të ketë një dhomë të vetën në Luvër, njoftoi sot drejtori i muzeut të Parisit, Laurence des Cars.

 

Kjo lëvizje do t'u jepte vizitorëve - shumë prej të cilëve shkojnë në Luvër vetëm për të parë pikturën ikonike - një përvojë më të mirë, tha drejtori des Cars për transmetuesin France Inter.

 

Është gjithmonë zhgënjyese kur nuk u bën vizitorëve mirëpritjen më të mirë të mundshme, dhe ky është rasti me Mona Lizën”, tha ai.

 

Sot më duket se duhet një zgjidhje më e mirë”, sqaroi ai, duke shtuar se Luvri është në kontakt me Ministrinë e Kulturës për të gjetur zgjidhjet e mundshme.

 

Luvri mirëpriti afro nëntë milionë vizitorë në vitin 2023.

 

Drejtori Des Cars tha se 80% e tyre - 20000 njerëz në ditë - erdhën vetëm për të parë buzëqeshjen enigmatike të Mona Lizës, duke bërë shpesh selfie para pikturës.

 

Mona Liza është aktualisht e ekspozuar në Salle des Etats të Luvrit, më e madhja e muzeut, në një kuti xhami mbrojtëse, por kryevepra e Da Vinçit ndan dhomën me vepra të mjeshtërve venecianë të shekullit të 16-të.

 

Në anën e kundërt të dhomës varet piktura më e madhe në Luvër, Dasma në Kanë (Cana), nga Paolo Veronese.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page