BRITANIA E MADHE: MBRETËRESHA KAMILA HEQ DORË NGA VESHJET E GËZOFTA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 15, 2024
- 2 min read
Londër, Mbretëri e Bashkuar | Mbretëresha Kamilla ka premtuar zyrtarisht se nuk do të blejë më artikuj pellushi me lëkurë kafshësh, duke vazhduar kështu angazhimin historik mjedisor të Sovranit Karl (Charles) III.
Aq më tepër nëse marrim parasysh se njoftimi ka ardhur si rezultat i dërgimit të një letre drejtuar shoqatës për të drejtat e kafshëve Peta (Njerëzit për Trajtimin Etik të Kafshëve) që përmban urime të ngrohta të shprehura në emër të familjes mbretërore.
E menjëhershme ka qenë përgjigjja entuziaste e themelueses dhe drejtueses së Peta-s, znj. Ingrid Njukërk (Newkirk), sipas së cilës monarkia në këtë mënyrë pasqyron vlerat britanike duke pranuar se gëzofi nuk ka vend në shoqërinë tonë.
Heqja dorë nga mbretëresha Kamila (Camilla) vjen pas vendimit të marrë tashmë në këtë kuptim nga mbretëresha e ndjerë Elizabeta (Elizabeth) II në vitin 2019 dhe shënon një angazhim të mëtejshëm të Familjes Mbretërore në fushën e mbrojtjes së specieve shtazore, së bashku me nisma të tjera të nisura në të kaluarën nga mbreti Karl (Charles), trashëgimtari i fronit Uilliam (William) dhe princi rebel Heri (Harry).
Megjithatë, vendimi i mbretëreshës dhe mbi të gjitha ajo që u shpreh Peta ka ngjallur pakënaqësi tek drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Leshit, e cila përfaqëson prodhuesit e gëzofit.
Për CEO-n, z. Mark Oaten është e drejta e të gjithëve të vendosin se çfarë të veshin dhe shumë njerëz ende blejnë lesh sepse preferojnë të veshin diçka që është natyrale dhe e qëndrueshme, ndryshe nga ato të rreme me bazë plastike.
Në fillim të vitit, z. Stefn Frai (Stephen Fry), aktori i njohur i Mbretërisë dhe miku i mirë i familjes mbretërore të shtëpisë së Uindsor (Windsor), kishte rifilluar kryqëzatën për të drejtat e kafshëve kundër kapelave të famshme të gëzofit të ariut të zi shumë të gjatë të Gardës Mbretërore Britanike, simbol për shekuj i riteve të monarkisë britanike, që kënaqin turmat e turistëve dhe vizitorëve që marrin pjesë në ndryshimin e liturgjisë së rojeve në Pallatin Buckingham.
Por Ministria e Mbrojtjes u kufizua në deklarimin se mbulesa e kokës në fjalë vjen nga forma të “gjuetisë së ligjshme dhe të autorizuara”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































