ARGJENTINË: NJË 60-VJEÇARE U ZGJODH MISS UNIVERSE BUENOS AIRES
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 26, 2024
- 1 min read
Buenos Aries, Argjentinë | Një argjentinase 60-vjeçare, Alejandra Marisa Rodríguez, është zgjedhur Miss Universe Buenos Aires, dhe do të përfaqësojë kryeqytetin argjentinas në garën kombëtare më 25 maj 2024, duke konkurruar kundër femrave shumë më të reja se ajo nga i gjithë vendi.
“Bazat janë të kesh një jetë të shëndetshme, të ushqehesh mirë, të bësh aktivitet fizik. Kujdes normal, asgjë shumë e jashtëzakonshme. Dhe pak gjenetikë, padyshim”, tha avokatja dhe gazetarja 60-vjeçare për transmetuesin argjentinas El Trece, duke zbuluar disa nga truket e saj të bukurisë që e shtynë të merrte pjesë në konkurs.
“Ne jemi duke inauguruar një fazë të re në të cilën gratë nuk shqetësohen vetëm për bukurinë fizike, por edhe për një grup tjetër vlerash”, shtoi ajo.
Në vitin 2022, nën menaxhimin e ri, organizata Miss Universe Argentina ka hequr barrierat që lidhen me moshën.
Më parë kufiri ishte deri në 28 vjeç.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































