top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: DITA E PAVARËSISË U KUSHTOHET GRAVE DHE MIGRANTËVE; RROFTË LIRIA DHE BARAZIA.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum festoi 216-vjetorin e pavarësisë së saj duke ofruar për herë të dytë Griton tradicionale. Për herë të parë në historinë e vendit, ngjarja në Pallatin Kombëtar u prezantua nga përfaqësues të popujve indigjenë, duke folur në gjuhët e tyre amtare. E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Jesus Maria Tarriba, dhe e veshur me brezin presidencial, presidentja Sheinbaum mori flamurin nga një roje
Agjencia Telegrafike Vox
KANADA | KRYEMINISTRI MARK KARNI (CARNEY): KANADAJA DHE BASHKIMI EVROPIAN JANË PARTNERË TË NATYRSHËM; NA BASHKOJNË VLERAT E PËRBASHKËTA.
Otavë, Monarkia Kushtetuese e Kanadasë | “Me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), dhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Metsola, u përqendruam në hapat e ardhshëm; një partneritet më i ngushtë që forcon sovranitetin tonë të ndërsjellë, me qëllim krijimin e mundësive dhe prosperitetit më të madh për qytetarët tanë”. Kështu shkroi kryeministri kanadez Mark Karni (Carney), në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), pas njoftimit të presidentes së Komis
Agjencia Telegrafike Vox
ITALI | PRESIDENTI I KOMUNITETIT HEBRAIK TË MILANOS UOKËR (WALKER) MEGHNAGI: NJË RABIN 60-VJEÇAR U RRAH NË STACIONIN E AUTOBUSIT.
Romë, Itali | “Një rabin gjashtëdhjetëvjeçar u rrah dhe u fye nga tre burra në Milano, ndërsa po priste një autobus në zonën Bande Nere”. Kështu denoncoi presidenti i Komunitetit Hebraik të Milanos, Uokër (Walker) Meghnagi. “Diçka kaq e dhunshme nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ata e goditën me shqelma dhe grushte, i hoqën kapelen, e shkelën me këmbë dhe e pështynë. Nga sa më është thënë, duket se janë tre persona me origjinë arabe”, - tha ai për entet mediatike vendore. Policia
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: U BËJ THIRRJVE QYTETERËVE TË DALIN NË VOTIME PËR RINOVIMIN E DUMËS SHTETËRORE.
Moskë, Federata Ruse | Presidenti Vladimir Putin iu drejtua sot rusëve në një fjalim televiziv, duke i nxitur ata të votojnë në zgjedhjet për rinovimin e Dumës Shtetërore (Dhoma e Ulët e Parlamentit). “Zgjedhja juaj do të tregojë edhe një herë se miliona njerëz qëndrojnë me luftëtarët tanë, se ne jemi një popull i bashkuar, i bashkuar nga vlerat e përbashkëta, kujtesa historike dhe dashuria për atdheun, dhe se askush nuk do të jetë në gjendje të na ndajë ose të na frikësojë”.
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SUEDISË | JANË NUMËRUAR 99% TË VOTAVE POR EZULTATI MBETET I PASIGURT.
Stokholm, Mbretëria e Suedisë | Në Suedi, rezultati i zgjedhjeve të së dielës së kaluar ende varet nga një grusht votash. Me 99% të votave të numëruara, dy koalicionet, qendra e djathtë në pushtet dhe qendra e majtë, mbajnë përkatësisht 174 dhe 175 vende, të dyja më pak se 176 vende të nevojshëm për të pasur shumicën. Deri në orën 19:00, kishin mbetur për t'u numëruar më pak se pesëdhjetë qendra votimi. “Vendimi përfundimtar do të merret me votën e afërsisht 28000 votuesve”.
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: NUK KOMENTOJMË AKUZAT E SHBA-ës MBI VRASJET E PLANIFIKUARA NË SHBA DHE EVROPË PA PROVA MINIMALE BINDËSE.
Moskë, Federata Ruse | “Derisa të kemi dëgjuar dhe parë prova dhe argumente minimalisht bindëse të bazuara në diçka konkrete, nuk e ndiejmë të nevojshme të komentojmë mbi këto raporte”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”, duke komentuar mbi deklarimet e Departamentit amerikan të Drejtësisë se shërbimet ruse të inteligjencës po planifikojnë vrasje të synuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evro
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: BËJ THIRRJE PËR MOBILIZIM TË PLOTË TË QEVERISË KUNDËR ÇMIMEVE TË KARBURANTIT.
Paris, Francë | “Mes protestave në rritje për çmimet e karburantit në Francë, presidenti Emanuel Makron (Macron) u ka bërë thirrje anëtarëve të qeverisë të mobilizohen plotësisht për furnizimet me karburant dhe kontrollet e çmimeve”. Kështu tha zëdhënësja e qeverisë Mod Berzho (Maud Bregeon), në fund të mbledhjes së kabinetit në Paris. “Objektivi i presidentit është vërtet të sigurojë furnizime, të sigurojë vëllime në ditët dhe javët që vijnë”, tha zëdhënësja, duke përmendur,
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | MINISTRI I JASHTËM SERGEI LAVROV: NËSE EVROPA DO TË NA SULMONTE KONFLIKTI DO TË ISHTE SHUMË I SHKURTËR.
Moskë, Federata Ruse | “Nëse Evropa, e cila flet çdo ditë për përgatitjen për luftë, do të sulmonte Federatën Ruse, do të ishte një luftë krejtësisht e ndryshme dhe shumë e shkurtër”. Kështu tha ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, duke folur në Festivalin Ndërkombëtar të Rinisë në Jekaterinburg. “Theksoj se nuk kemi interes të angazhohemi në këtë”, - shtoi ministri Lavrov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Ria Novosti”, duke përsëritur një ndjenjë të shprehur tashmë nga
Agjencia Telegrafike Vox
FSHATI PROGËR; DEVOLL | KLAJDI MUÇA U ARRESTUA; 6 EMIGRANTË SUDANEZË NË AUTOMJET; 700 € PËR KOKË.
Fshati Progër, Devoll, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Klajdi Muça, me moshë 23 vjeç, banues në fshatin Sukth, Durrës. Njoftim | DVP Korçë. Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Route”.
Agjencia Telegrafike Vox
DURRËS | ENO AGASI U ARRESTUA.
Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Eno Agasi. Ai ishte i shpallur në kërkim policor nga Prokuroria vendore në muajin dhjetor të vitit 2025 si i përfshirë në zhdukjen e një sasie vere me vlerë disa miliona euro, e cila ishte zbuluar në kantinën e: 1- Z. Ergys Agasi, lidhje e tij fisnore, tashmë ky i fundit i arrestuar mbështetur mbi akte proceduriale penale të Prok
Agjencia Telegrafike Vox
LAGJJA “NR. 1”; DURRËS | FATMIR FERHATI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; PLAGOSJA ME ARMË ZJARRI E AVOKATIT ELTON SHLLAKU.
Lagjja “Nr. 1”, Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor: 1- Z. Fatmir Ferhati, me moshë 61 vjeç. Ai konsiderohet doras në të shtënat me armë zjarri ndaj: 1- Z. Elton Shllaku, me moshë 52 vjeç, avokat. Njoftim | Rreth orës 17:30, në lagjen Nr. 1, Durrës, shtetasi F. F., 61 vjeç, banues në lagjen Nr. 1, Durrës, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me a
Agjencia Telegrafike Vox
SULLTANATI I OMANIT | ZYRTARËT AMERIKANË U TAKUAN ME PËRFAQËSUESIT E REBELËVE HUTHI.
Muskat, Sulltanati i Omanit | “Zyrtarët amerikanë u takuan me përfaqësues të rebelëve Huthi të Jemenit në Oman gjatë fundjavës”. Kështu raportoi agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters), duke cituar pesë burime me njohuri për çështjen. Takimi, i cili nuk u njoftua zyrtarisht për entet mediatike, u zhvillua në Ambasadën e ShBA-ës në Muskat. Dy burime thanë se qeveria e Omanit, e cila ka vepruar si ndërmjetëse rajonale për vite me radhë, ndihmoi në organizimin e takimit. A
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E HOLANDËS | ISH-ANËTARI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË ISH-USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS REXHEP SELIMI U DËNUA ME 13 VJET HEQJE LIRIE.
Hagë, Mbretëria e Holandës | Dhomat e Specializuara të Kosovës të njohura edhe si Gjykata Speciale shqiptuan dënim penal me trembëdhjetë (13) vjet heqje lirie ndaj: 1- Ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Rexhep Selimi. Sipas gjykatësit Karl (Charles) Smith, ai si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, luajti rol thelbësor në krijimin e zonave operative, të cilat i inspektonte rregullisht. Ai gjithashtu merrte raporte të shp
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E HOLANDËS | ISH-SHEFI I SHËRBIMIT TË ZBULIM-KUNDËRZBULIMIT (G-2) TË ISH-SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS KADRI VESELI U DËNUA ME 18 VJET HEQJE LIRIE.
Hagë, Mbretëria e Holandës | Dhomat e Specializuara të Kosovës të njohura edhe si Gjykata Speciale shqiptuan dënim penal me tetëmbëdhjetë (18) vjet heqje lirie ndaj: 1- Ish- shefit të Shërbimit të Zbulim-Kundërzbulimit (G-2) të ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili më vonë u shndrrua në Shërbimin Informativ të Kosovës, Kadri Veseli, i njohur si “Komandant Luli”. Gjykatësi Çarls (Charles) Smith ka thënë se pas shqyrtimit të të gjitha prova
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E HOLANDËS | ISH-KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS JAKUP KRASNIQI U DËNUA ME 25 VJET HEQJE LIRIE.
Hagë, Mbretëria e Holandës | Dhomat e Specializuara të Kosovës të njohura edhe si Gjykata Speciale shqiptuan dënim penal me njëzet e pesë (25) vjet heqje lirie ndaj: 1- Ish-kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Jakup Krasniqi. Deklaratë | Jakup Krasniqi, shpalleni fajtor për arrestim të paligjshëm si krim lufte, kryer kundër së paku 385 personave. Trajtim mizor si krim lufte, kryer kundër së paku 49 personave. Torturë si krim lufte, kryer kundër së paku 303 personave
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E HOLANDËS | ISH-PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS HASHIM THAÇI U DËNUA ME 25 VJET HEQJE LIRIE.
Hagë, Mbretëria e Holandës | Dhomat e Specializuara të Kosovës të njohura edhe si Gjykata Speciale shqiptuan dënim penal me njëzet e pesë (25) vjet heqje lirie ndaj: 1- Ish-presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi. Deklaratë | Hashim Thaçi, në emër të popullit të Kosovës, ju shpall fajtor për arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm, si dhe trajtimin mizor të 385 personave, torturën si krim lufte ndaj 303 personave dhe vrasjen e paligjshme. Ju shpall të pafajshëm për një
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | DHOMA E PËRFAQËSUESVE ME SHUMICË REPUBLIKANE I KËRKON PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) T’I JAPË FUND LUFTËS NË IRAN OSE TË KËRKOJË AUTORIZIM NGA KONGRESI.
Uashington, Amerikë | Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane ka miratuar një masë që i kërkon presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) t’i japë fund luftës në Iran ose të kërkojë autorizim nga Kongresi. Kjo është hera e tretë që Dhoma e Përfaqësuesve i kërkon presidentit Tramp (trump) të ndalojë luftën me masa simbolike. Shtatë anëtarë votuan përkrah demokratëve për rezolutën, e cila u miratua me 220 vota pro dhe 204 kundër. Miratimi vjen 49 ditë para zgjedhjeve të mesit
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | USHTRIA RUSE GODITI NJË AUTOBUS; 5 TË VDEKUR + 7 TË PLAGOSUR.
Kiev, Ukrainë | “Një dron rus goditi një autobus në rrethin Nikopol të rajonit Dnipropetrovsk, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur shtatë të tjerë”. Kështu tha kreu i Administratës Shtetërore Rajonale të Dnipropetrovskit, Oleksandr Ganzha, i cituar nga entet mediatike vendore. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | USHTRIA RUSE SULMOI TRENIN KIEV-MIKOLAIV.
Kiev, Ukrainë | “Treni i pasagjerëve Kiev-Mikolaiv u sulmua dhe u godit nga rusët”. Kështu njoftuan “Hekurudhat Ukrainase” në platformën shoqërore virtuale “Telegram”, të cituara nga enti mediatik vendor “Ukrinform”. Falë paralajmërimit në kohë nga ekipi i monitorimit të Ukrzaliznytsia (Hekurudhave) stafi dhe pasagjerët në bord u evakuuan. Transferimet me autobus për pasagjerët u organizuan në bashkëpunim me Administratën Ushtarake Rajonale të Mikolaiv-it. Nga z. Erton Duka.
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): KEUTA ËSHTË EVROPË; I FLAS DREJTPËRDREJT POPULLIT SPANJOLL; NE JEMI NË ANËN TUAJ.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Të gjithë kufijtë tanë të jashtëm janë kufij evropianë. Prandaj, dua t'i drejtohem drejtpërdrejt popullit spanjoll. Kufiri i Keutës është një kufi evropian. Sepse Keuta është Spanjë. Keuta është Evropë. Dhe Evropa do të jetë në krahun tuaj”. Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në Fjalimin për Gjendjen e Bashkimit (Unionit). “Ngjarjet e kësaj vere tregojnë se mjetet tona duhet të evoluojnë - veçanërisht pë
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): DUAN QË NE TË TËRHIQEMI NGA TË DREJTAT E GRAVE; NE DO T'I MBROJMË ATO.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Sot vlerat tona themelore po vihen në pikëpyetje. Disa madje duan të na bëjnë të bëjmë prapa sa i përket të drejtave të grave. Na kthen në një kohë kur gratë ishin qytetare të klasit të dytë”. Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në Fjalimin për Gjendjen e Bashkimit (Unionit). “Ne luftuam kaq shumë për trajtim të barabartë, mundësi të barabarta, paga të barabarta. Gratë janë këtu për të qëndruar. Ne do t’i
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): KANADAJA DO TË JETË ANËTARJA E PARË E ASOCIUAR E BASHKIMIT EVROPIAN.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Ne duhet urgjentisht të ripërcaktojmë partneritetet tona. Pra, do të doja të punoja me ju për të hapur derën që Kanadaja të bëhet anëtarja e parë e asociuar e Bashkimit Evropian”. Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në Fjalimin për Gjendjen e Bashkimit (Unionit) drejtuar kryeministrit kanadez Mark Karni (Carney). “Ne do të bashkojmë forcat vullnetarisht. Do të kalojmë nga CETA në një Aleancë për të Ardhme
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): DO T’I FTOJ SHEFAT E INTELIGJENCËS ARTIFICIALE PËR DISKUTIM.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Ligji për Inteligjencën Artificiale është një element thelbësor dhe e vendos Evropën në një pozicion për të udhëhequr përpjekjet botërore se si të adresohet kjo çështje. Prandaj, ne do ta intensifikojmë angazhimin tonë me partnerë me të njëjtat mendime, siç janë Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar”. Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në Fjalimin për Gjendjen e Bashkimit (Unionit). “Ne duam të bashkëpunojmë
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): NDALIM I MEDIAVE SHOQËRORE VIRTUALE PËR FËMIJËT NËN 13 VJEÇ.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Nesër Komisioni do të propozojë Aktin e Bashkimit Evropian për Fëmijët. Ne do të miratojmë një qasje graduale dhe të diferencuar. Çdo grupmoshë ka nevojat e veta specifike dhe, si pasojë, secila do të marrë një nivel të përshtatshëm mbrojtjeje. Fëmijët nën 13 vjeç nuk lejohen të përdorin mediat sociale. Nuk ka llogari personale për fëmijë nën 15 vjeç”. Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në Fjalimin për G
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


