KANADA | KRYEMINISTRI MARK KARNI (CARNEY): KANADAJA DHE BASHKIMI EVROPIAN JANË PARTNERË TË NATYRSHËM; NA BASHKOJNË VLERAT E PËRBASHKËTA.

Otavë, Monarkia Kushtetuese e Kanadasë | “Me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), dhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Metsola, u përqendruam në hapat e ardhshëm; një partneritet më i ngushtë që forcon sovranitetin tonë të ndërsjellë, me qëllim krijimin e mundësive dhe prosperitetit më të madh për qytetarët tanë”.
Kështu shkroi kryeministri kanadez Mark Karni (Carney), në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), pas njoftimit të presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) gjatë fjalimit të saj për Gjendjen e Bashkimit (Unionit) se Kanadaja do të bëhej anëtare e asociuar e Bashkimit Evropian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments