FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: NUK KOMENTOJMË AKUZAT E SHBA-ës MBI VRASJET E PLANIFIKUARA NË SHBA DHE EVROPË PA PROVA MINIMALE BINDËSE.

Moskë, Federata Ruse | “Derisa të kemi dëgjuar dhe parë prova dhe argumente minimalisht bindëse të bazuara në diçka konkrete, nuk e ndiejmë të nevojshme të komentojmë mbi këto raporte”.
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”, duke komentuar mbi deklarimet e Departamentit amerikan të Drejtësisë se shërbimet ruse të inteligjencës po planifikojnë vrasje të synuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane që mbështesin Ukrainën.
Departamenti Amerikan njoftoi gjithashtu paditë ndaj pesë personave që aktualisht janë në arrati.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments