top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E HOLANDËS | ISH-ANËTARI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË ISH-USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS REXHEP SELIMI U DËNUA ME 13 VJET HEQJE LIRIE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
7 minutes ago
1 min read

Hagë, Mbretëria e Holandës | Dhomat e Specializuara të Kosovës të njohura edhe si Gjykata Speciale shqiptuan dënim penal me trembëdhjetë (13) vjet heqje lirie ndaj:

1- Ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Rexhep Selimi.


Sipas gjykatësit Karl (Charles) Smith, ai si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, luajti rol thelbësor në krijimin e zonave operative, të cilat i inspektonte rregullisht.


Ai gjithashtu merrte raporte të shpeshta për persona të dyshuar dhe të konsideruar kundërshtarë.


Trupi gjykues konstatoi se Selimi ishte në dijeni se njësi të UÇK-së po shënjestronin persona të caktuar.


Gjykata gjithashtu ka konstatuar se ai, së bashku me persona të tjerë, emëroi persona besnikë në pozita kyçe, ndërsa shumë prej tyre, kryenin krime.


Trupi gjykues konstatoi gjithashtu se ai nxiti dhe mori pjesë në kryerjen e krimeve në mënyra të ndryshme por edhe mori pjesë edhe në arrestimin e 13 personave në Qirez.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page