top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E HOLANDËS | ISH-KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS JAKUP KRASNIQI U DËNUA ME 25 VJET HEQJE LIRIE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
46 minutes ago
1 min read

Hagë, Mbretëria e Holandës | Dhomat e Specializuara të Kosovës të njohura edhe si Gjykata Speciale shqiptuan dënim penal me njëzet e pesë (25) vjet heqje lirie ndaj:

1- Ish-kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Jakup Krasniqi.


Deklaratë | Jakup Krasniqi, shpalleni fajtor për arrestim të paligjshëm si krim lufte, kryer kundër së paku 385 personave.


Trajtim mizor si krim lufte, kryer kundër së paku 49 personave.


Torturë si krim lufte, kryer kundër së paku 303 personave dhe vrasje të paligjshme si krim lufte kryer kundër 96 personave.


Shpalleni i pafajshëm për një numër krimesh luftesh, sepse nuk u vërtetuan.


I pafajshëm për përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore dhe zhdukje me forcë.


Dënimi përcaktohet me dënim më vete për secilën vepër penale.


Më pas dënimi i njëhsuar.


15 vite burg për arrestim të paligjshëm, 4 vite për trajtim mizor, 20 vjet për torture dhe 23 për vrasje të paligjshme.


Denoheni me dënim të njehsuar mer 25 vite, ku llogaritet dhe koha e kaluar në paraburgim, u tha në deklaratën zyrtare.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page