MBRETËRIA E HOLANDËS | ISH-SHEFI I SHËRBIMIT TË ZBULIM-KUNDËRZBULIMIT (G-2) TË ISH-SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS KADRI VESELI U DËNUA ME 18 VJET HEQJE LIRIE.

Hagë, Mbretëria e Holandës | Dhomat e Specializuara të Kosovës të njohura edhe si Gjykata Speciale shqiptuan dënim penal me tetëmbëdhjetë (18) vjet heqje lirie ndaj:
1- Ish- shefit të Shërbimit të Zbulim-Kundërzbulimit (G-2) të ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili më vonë u shndrrua në Shërbimin Informativ të Kosovës, Kadri Veseli, i njohur si “Komandant Luli”.
Gjykatësi Çarls (Charles) Smith ka thënë se pas shqyrtimit të të gjitha provave ai u shpall fajtor për arrestim dhe ndalim të paligjshëm dhe arbitrar kryer kundër së paku kundër 385 personave.
Për krim lufte kryer kundër 49 personave, torturë kryer kundër së paku 303 personave dhe vrasje të paligjshme si krim lufte kryer kundër së pak 96 personave.
Gjykata ka shqiptuar 10 vjet burgim për arrestim dhe ndalim të paligjshëm, 3 vjet burgim për krime lufte keqtrajtimi njerëzor dhe 13 vjet burgim për krimin e luftës torturës 6 vjet burgim për vrasje të paligjshme.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments