ITALI | PRESIDENTI I KOMUNITETIT HEBRAIK TË MILANOS UOKËR (WALKER) MEGHNAGI: NJË RABIN 60-VJEÇAR U RRAH NË STACIONIN E AUTOBUSIT.

Romë, Itali | “Një rabin gjashtëdhjetëvjeçar u rrah dhe u fye nga tre burra në Milano, ndërsa po priste një autobus në zonën Bande Nere”.
Kështu denoncoi presidenti i Komunitetit Hebraik të Milanos, Uokër (Walker) Meghnagi.
“Diçka kaq e dhunshme nuk ka ndodhur kurrë më parë.
Ata e goditën me shqelma dhe grushte, i hoqën kapelen, e shkelën me këmbë dhe e pështynë.
Nga sa më është thënë, duket se janë tre persona me origjinë arabe”, - tha ai për entet mediatike vendore.
Policia, e cila po heton incidentin pas ankesës së rabinit, thuhet se i ka identifikuar tashmë sulmuesit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments