top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SULLTANATI I OMANIT | ZYRTARËT AMERIKANË U TAKUAN ME PËRFAQËSUESIT E REBELËVE HUTHI.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
3 days ago
1 min read

Muskat, Sulltanati i Omanit | Zyrtarët amerikanë u takuan me përfaqësues të rebelëve Huthi të Jemenit në Oman gjatë fundjavës”.


Kështu raportoi agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters), duke cituar pesë burime me njohuri për çështjen.


Takimi, i cili nuk u njoftua zyrtarisht për entet mediatike, u zhvillua në Ambasadën e ShBA-ës në Muskat.


Dy burime thanë se qeveria e Omanit, e cila ka vepruar si ndërmjetëse rajonale për vite me radhë, ndihmoi në organizimin e takimit.


Administrata amerikane e presidentit Tramp (Trump) i përcaktoi Huthitë organizatë terroriste të huaj në muajin mars të vitit 2025, duke e bërë vepër penale ofrimin e mbështetjes për organizatën.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page