UKRAINË | USHTRIA RUSE SULMOI TRENIN KIEV-MIKOLAIV.

Kiev, Ukrainë | “Treni i pasagjerëve Kiev-Mikolaiv u sulmua dhe u godit nga rusët”.
Kështu njoftuan “Hekurudhat Ukrainase” në platformën shoqërore virtuale “Telegram”, të cituara nga enti mediatik vendor “Ukrinform”.
Falë paralajmërimit në kohë nga ekipi i monitorimit të Ukrzaliznytsia (Hekurudhave) stafi dhe pasagjerët në bord u evakuuan.
Transferimet me autobus për pasagjerët u organizuan në bashkëpunim me Administratën Ushtarake Rajonale të Mikolaiv-it.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments