FRANCË | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: BËJ THIRRJE PËR MOBILIZIM TË PLOTË TË QEVERISË KUNDËR ÇMIMEVE TË KARBURANTIT.

Paris, Francë | “Mes protestave në rritje për çmimet e karburantit në Francë, presidenti Emanuel Makron (Macron) u ka bërë thirrje anëtarëve të qeverisë të mobilizohen plotësisht për furnizimet me karburant dhe kontrollet e çmimeve”.
Kështu tha zëdhënësja e qeverisë Mod Berzho (Maud Bregeon), në fund të mbledhjes së kabinetit në Paris.
“Objektivi i presidentit është vërtet të sigurojë furnizime, të sigurojë vëllime në ditët dhe javët që vijnë”, tha zëdhënësja, duke përmendur, ndër të tjera, mundësinë e fleksibilitetit më të madh rregullator në nivel evropian, veçanërisht për ta bërë sistemin në lidhje me rafineritë më fleksibël.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments