top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “NR. 1”; DURRËS | FATMIR FERHATI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; PLAGOSJA ME ARMË ZJARRI E AVOKATIT ELTON SHLLAKU.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
16 hours ago
1 min read

Lagjja “Nr. 1”, Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Fatmir Ferhati, me moshë 61 vjeç.


Ai konsiderohet doras në të shtënat me armë zjarri ndaj:

1- Z. Elton Shllaku, me moshë 52 vjeç, avokat.


Njoftim | Rreth orës 17:30, në lagjen Nr. 1, Durrës, shtetasi F. F., 61 vjeç, banues në lagjen Nr. 1, Durrës, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin E. Sh., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim kapjen e autorit.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
LAGJJA “NR. 11”; DURRËS | HAKI KOKA U ARRESTUA.

Lagjja “Nr. 11”, Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Haki Koka, me moshë 30 vjeç. Njoft

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page