top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


MBRETËRIA E MAROKUT | NUMRI I TË VDEKURVE NGA PËRMBYTJET SHKOI NË TË PAKTËN 21 SUBJEKTE NË QYTETIN SAFI.
Rabat, Mbretëria e Marokut | Numri i të vdekurve në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në qytetin bregdetar maroken të Safi-it është rritur në të paktën 21. Autoritetet lokale e raportuan këtë lajm. Janë raportuar të paktën 32 të plagosur (kryesisht lehtë). Safi ndodhet në Marokun perëndimor, rreth 300 kilometra në jug të kryeqytetit të vendit, Rabat. Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë rrjedha uji ngjyrë kafe që rrëmbejnë makinat dhe kazanët e plehra
Agjencia Telegrafike Vox


HONG KONG | MANJATI I MEDIAS PRO DEMOKRACISË XHIMI (JIMMY) LAI U SHPALL FAJTOR PËR BASHKËPUNIM KOMPLOTIST DHE PËR KRYENGRITJE.
Hong Kong, Republika Popullore e Kinës | Manjati i medias pro-demokracisë nga Hong Kongu, Xhimi (Jimmy) Lai, u shpall fajtor për bashkëpunim dhe kryengritje në gjyqin e tij penal për sigurinë kombëtare, në një vendim i shqiptuar nga gjyqtarët Aleks Li (Alex Lee), Esthër (Esther) Toh dhe Susana D'Almada Remedios të Gjykatës së Magjistraturës Uest Kaulun (West Kowloon). Z. Lai, i cili, mbushi 78 vjeç javën e kaluar, u shpall fajtor për dy akuza për konspiracion me forcat e huaj
Agjencia Telegrafike Vox


MINISTRI I JASHTËM ITALIAN ANTONIO TAJANI: INICIATIVA E SHBA-ës PËR UKRAINËN ËSHTË MUNDËSI QË NUK DUHET TA HUMBASIM; JAVËT E ARDHSHME MUND TË JENË VENDIMTARE.
Romë, Itali | “ Përcaktimi i rolit dhe kontributit të Evropës në menaxhimin e krizës ukrainase është një provë themelore. Javët e ardhshme mund të jenë vendimtare dhe, edhe një herë, do të jetë thelbësore të qëndrojmë të bashkuar. Iniciativa amerikane e paqes është një mundësi që nuk duhet ta humbasim. Ne duhet të rivendosim paqen në Evropë ”. Kështu tha Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani në hapjen e Konferencës së Ambasadorëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Ital
Agjencia Telegrafike Vox


ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN DËSHIRON MARRËVESHJE PAQEJE JO ARMËPUSHIM TË PËRKOHSHËM.
Moskë, Federata Ruse | “ Presidenti rus është i hapur për një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje, por kundërshton armëpushimet e përkohshme ”. Zëdhënësi i tij, Dmitri (Dmitry) Peskov, e deklaroi këtë, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “ Tass ”, pasi Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski propozoi në bisedimet me ShBA-ës ngrirjen e konfliktit sipas linjave aktuale. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi
Agjencia Telegrafike Vox


ENTI MEDIATIK “WSJ”: SHBA-ës NUK JANË TË GATSHËM TË BËJNË KOMPROMIS MBI PLANIN E PAQES.
Uashington, Amerikë | “ Bisedimet në Berlin midis ukrainasve dhe amerikanëve janë të vështira, me palën amerikane që me sa duket nuk është e gatshme të bëjë kompromis mbi draftin e marrëveshjes së paqes ”. Enti mediatik “ WSJ ” e raportoi këtë lajm pas raundit të parë të djeshëm të negociatave, i cili, do të vazhdojë edhe sot. “ Negociatat midis Ukrainës dhe partnerëve të saj perëndimorë janë shndërruar në një tërheqje litari, edhe pa pjesëmarrjen e Rusisë në tryezën e negoci
Agjencia Telegrafike Vox


BANKA QENDRORE RUSE: FONDI BELG EUROCLEAR DUHET TË NA PAGUAJË 200 MILIARDË € KOMPENSIM.
Moskë, Federata Ruse | “ Në një padi të paraqitur në Gjykatën e Arbitrazhit të Moskës, Banka Qendrore Ruse ka kërkuar afërsisht 200 miliardë € kompensim nga fondi belg Euroclear për ngrirjen e aseteve ruse nga Bashkimi Evropian ”. Kështu njoftoi gjykata, e cituar nga agjencia ruse e lajmeve “ Ria Novosti ”. Banka Qendrore po kërkon që Euroclear të paguajë një shumë prej pak më shumë se 18 trilionë rublash (ekuivalente me afërsisht 200 miliardë euro) në dëmshpërblim. Nga z. Er
Agjencia Telegrafike Vox


UKRAINË | INSTITUTI NDËRKOMBËTAR I SOCIOLOGJISË: 75% E UKRAINASVE E KUNDËRSHTOJNË PLANIN E PAQES TË SHBA-ës.
Kiev, Ukrainë | “ Tre të katërtat e ukrainasve kundërshtojnë planin e paqes të ShBA-ës, i cili, ndër të tjera, kërkon tërheqjen e trupave nga Donbasi, kufizon madhësinë e ushtrisë ukrainase dhe nuk përmban garanci specifike sigurie ”. Ky është rezultati i një ankete të kryer nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev, midis 26 nëntorit dhe 13 dhjetorit, i raportuar nga enti mediatik “ Ukrainska Pravda ”. Plani rus mbetet kategorikisht i papranueshëm; 75% e ukrainasve e
Agjencia Telegrafike Vox


LOS ANXHELOS | REGJISORI RAB REINËR (ROB REINER) DHE BASHKËSHORTJA E TIJ MISHELL SINGËR (MICHELE SINGER) U GJETËN TË VDEKUR NË BANESËN E TYRE TË VRARË THIKË.
Los, Anxhelos, Amerikë | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se: 1- Regjisori Rab Reinër (Rob Reiner), me moshë 78 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Mishell Singër (Michele Singer), me moshë 68 vjeçe, u gjetën të vdekur në rezidencën e tyre në Los Anxhelos. Media raportoi se trupat kishin plagë që rezultojnë nga një thikë. Raportet fillestare të medias sugjerojnë se djali i tyre, Niku (Nick), me moshë 32 vjeç, i vrau ata. Sipas entit mediatik “ TMZ ”, alarmi u dha rreth o
Agjencia Telegrafike Vox


AUSTRALI | SHËRBIMI I INTELIGJENCËS THA SE SULMUESIT NË PLAZHIN BONDI SAID AKRAM DHE NAVEED AKRAM (AT E BIR) ISHIN AGJENTË BESNIKË TË SHTETIT ISLAMIK.
Sidnei, Australi | “ Dy burrat përgjegjës për masakrën e djeshme në plazhin Bondi, baba e bir, Said Akram dhe Naveed Akram, i ishin betuar për besnikëri Shtetit Islamik (ISIS) në vitin 2019, por pavarësisht kësaj, njëri prej tyre kishte një leje të vlefshme për armëmbajtje ”. Enti mediatik australian “ ABC ” e raporton këtë lajm, duke cituar Shërbimin e Inteligjencës së Brendshme të Kanberrës, Organizatën Australiane të Inteligjencës së Sigurisë (ASIO). Enti mediatik “ ABC ”
Agjencia Telegrafike Vox


ARGJENTINË | QERVERIA E PRESIDENTIT JAVIER MILEI SYNON TË PRODHOJË 1.5 MILION FUÇI NAFTË NË DITË.
Buenos Aires, Argjentinë | “ Kemi kohë që themi se me fushën Lopa e Ngordhur (Vaca Muerta), Argjentina është e aftë të prodhojë deri në 1.5 milion fuçi naftë të papërpunuar në ditë, dhe tani po i afrohemi kësaj ”. Kështu tha tha z. Ernesto Lopez Anadon, në një fjalim para një audience që përfshinte udhëheqës kryesorë të industrisë dhe medias argjentinase dhe ndërkombëtare - gjatë drekës tradicionale që shënonte Ditën Kombëtare të Naftës. Aktualisht, vendi prodhon afërsisht 86
Agjencia Telegrafike Vox


KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: AUSTRALIA I KA HEDHUR BENZINË ZJARRIT TË ANTISEMITIZMIT DUKE NJOHUR SHTETIN PALESTINEZ.
Jeruzalem, Izrael | Kryeministri Benjamin Netanjahu tha se Australia i shtoi benzinë zjarrit të antisemitizmit përpara sulmit në Sidnei, duke vënë në dukje se i kishte dërguar një letër kryeministrit australian Entëni Ëllbeniz (Anthony Albanese), në muajin gusht. Kështu raportoi enti mediatik izraelit “ Times of Israel ”. Duke parafrazuar letrën e tij, Kryeministri Netanjahu tha se politikat e Kryeministri Ëllbeniz (Albanese), të cilat, përfshijnë njohjen e një shteti pales
Agjencia Telegrafike Vox


JAPONI | QEVERIA DO TË INVESTOJË 49 MILIARDË $ NË MBROJTJE.
Tokio, Japoni | Japonia do të ndajë rreth 9 trilionë jen, ekuivalente me rreth 49 miliardë euro, në buxhetin e saj të mbrojtjes në vitin e ardhshëm fiskal, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2025. Burime qeveritare i thanë kështu agjencisë së lajmeve “ Kyodo ”, duke shpjeguar se rritja i përgjigjet presioneve strategjike në rritje në Paqësor dhe kërkesës së qartë të Shteteve të Bashkuara për një angazhim më të madh financiar nga Tokio. Projektbuxheti fil
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | U MBLODH KOMITETI I PËRBASHKËT SHQIPTARO-EGJIPTIAN PËR HERË TË PARË QË NGA VITI 1983.
Tiranë, Shqipëri | Ministrja egjiptiane e Planifikimit, Zhvillimit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Rania Al-Mashat, mbërriti në Tiranë, për të kryesuar Komitetin e Përbashkët Egjiptiano-Shqiptar për Bashkëpunim Ekonomik, i cili, mbahet për herë të parë që nga viti 1993. Ministrja Al-Mashat theksoi se Komiteti i Përbashkët Egjiptiano-Shqiptar synon të eksplorojë rrugët e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe të forcojë marrëdhëniet dypalëshe, duke hapur perspektiva më të
Agjencia Telegrafike Vox
AUSTRALI | POLICIA DEKLAROI SE AUTORËT E SULMIT TERRORSIT NË PLAZHIN BONDI JANË AT E BIR.
Sideni, Australi | “ Dy personat e armatosur që qëlluan dhe vranë 15 persona gjatë një feste hebraike në plazhin ikonik Bondi, të Sidneit, ishin një baba 50-vjeçar dhe djali i tij 24-vjeçar ”. Kështu tha policia australiane. “ Pesëdhjetëvjeçari ka vdekur. 24-vjeçari është aktualisht në spital ”, tha Komisioneri i Policisë së Uellsit të Ri Jugor, Mel Lenion (Mal Lanyon), në një konferencë për shtyp. “ Mund të them se nuk po kërkojmë ndonjë shkelës tjetër ”, shtoi ai. Numri i t
Agjencia Telegrafike Vox


REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | TAKIMI E NIVELIT TË LARTË AMERIKANO-UKRAINAS U MBYLL; TË HËNËN DO TË KUMTOHEN DETAJE RRETH BISEDIMEVE.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “ Takimi midis Presidentit Volodimir Zelenski dhe emisarëve të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) në Berlin, përfundoi ”. Presidenca ukrainase e njoftoi këtë lajm. “ Bisedimet në Berlin midis Presidentit Volodimir Zelenski dhe të dërguarve të ShBA-ës Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe Xherëd Kashnër (Jared Kushner) përfunduan pas më shumë se pesë orësh diskutimesh dhe do të vazhdojnë nesër (të hënën, red) ”. Kështu u tha gazetarëve
Agjencia Telegrafike Vox


ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO-s MARK RUTTE NUK DI SE ÇFARË FLET.
Moskë, Federata Ruse | “ Fatkeqësisht, z. Rutte bën këto deklarata të papërgjegjshme dhe thjesht nuk e kupton se për çfarë po flet ”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, në një intervistë me televizionin shtetëror rus, të raportuar nga agjencia ruse e lajmeve “ Tass ”, duke komentuar fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, tha të enjten se: 1- “ Ne duhet të jemi të përgatitur për shka
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: DUA TË BIND SHBA-ës TË NGRIJNË VIJËN E FRONTIT.
Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski tha se dëshiron t'i bindte amerikanët në Berlin që të mbështesin një ngrirje të vijës së frontit në Ukrainë. Ky lajm u raportua nga agjencia italiane e lajmeve “ Ansa ” dhe ajo franceze “ Afp ”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


KOMISIONERI I TË DREJTAVE TË NJERIUT NË RUSI BËRI THIRRJE PËR LIRIMIN E TË PRETENDUARVE PREJ SAJ SI TË BURGOSUR POLITIKË NË UKRAINË.
Moskë, Federata Ruse | “ Komisionerja ruse për të Drejtat e Njeriut, Tatiana (Tatyana) Moskalkova, po shqyrton gati 500 ankesa nga njerëz të burgosur në Ukrainë për pikëpamjet e tyre pro-ruse, përfshirë priftërinj, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe gazetarë ”. Ajo e njoftoi këtë në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve “ Tass ”. “ Aktualisht, po monitoroj mbi 70 persona, qytetarë rusë, të cilët kanë aplikuar për riatdhesim në Rusi, janë shpëtuar dhe janë riatdhesu
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: KIEVI ËSHTË I GATSHËM TË HEQË DORË NGA APLIKIMI PËR ANËTARËSIM NË NATO NË KËMBIM TË GARANCIVE TË SIGURISË.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “ Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se ishte gati të braktiste përpjekjen e Kievit për anëtarësim në NATO në këmbim të garancive të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, në një veprim që synonte avancimin e bisedimeve të paqes të planifikuara për dje (të dielën) në Berlin ”. Kështu raportoi enti mediatik “ Financial Times ”. “ Po flasim për garanci dypalëshe sigurie midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, domethënë, garanci sip
Agjencia Telegrafike Vox


KILI | HOZE (JOSÉ) ANTONIO KAST U ZGJODH PRESIDENT.
Santiago, Kili | “ Demokracia e ka shprehur veten qartësisht dhe fuqishëm. Sapo fola me Presidentin e zgjedhur Hoze (José) Antonio Kast për t'i uruar suksese për të mirën e Kilit ”. Ky është mesazhi në rrjetin social virtual Iks (X) me të cilin kandidatja e krahut të majtë, Zhanet Hara (Jeannette Jara), pranoi humbjen e saj në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale kiliane. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Buri
Agjencia Telegrafike Vox


BILISHT | PËR ALTI NALLBATIN (VËLLAI I DEPUTETITT BLEDJON NALLBATI); MARSEL BUÇIN; TRAJAN ÇELIKUN U NDRYSHUA MASA E SIGURIMIT VETJAK; MORËN PENG DHE DHUNUAN INFORMATORIN E POLICISË SË SHTETIT.
Korçë, Shqipëri | Autoritetet gjyqësore ndryshuan masat e sigurimit vetjak “ arrest në burg ” pas rreth dyzet ditësh qëndrimi në paraburgim për: 1- Z. Alti Nallbati, i njohur me nofkën Duçja, ( vëllai i deputetit të subjektit politik pushtet-kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë Bledjon Nallbati ). 2- Z. Marsel Buçi. 3- Z. Trajan Çeliku. Tashmë ata do të duhet t’i nënshtrohen masës së sigurimit vetjak “ arrest në shtëpi ”. Ndaj tyre zhvillohen hetime penale paraprake për sh
Agjencia Telegrafike Vox
LOKALI “TULLARI”; AKSI RRUGOR “PRISHTINË-GJILAN” | U ARRESTUAN ARBËR ZEQIRI; KUSHTRIM SELMANI; SEAD JAHIRI; LULZIM BAJRAKTARI; ALFRED SINANI; TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI MES TYRE.
Lokali “ Tullari ”, Aksi rrugor “ Prishtinë-Gjilan ”, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Arbër Zeqiri. 2- Z. Kushtrim Selmani. 3- Z. Sead Jahiri. 4- Z. Lulzim Bajraktari. 5- Z. Alfred Sinani. Ata konsiderohen subjekte që përdorën armë zjarri (të gjata - krahu - dhe të shkurtëra - brezi -; dyshohet se mes tyre ka konflikte të forta; shkaqet dhe motivet e të cilëve pritet të zbulohen gjatë hetimeve penale paraprake. Shënim: Çdo subjekt i përme
Agjencia Telegrafike Vox
PEJË | ELBASAN HYSENI U ARRESTUA; KONSIDEROHET DORAS NË PLAGOSJEN ME ARMË ZJARRI TË DION BUQUKUT.
Rruga “ Bill Klinton ”, Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se: 1- Z. Dion Buquku, me moshë 19 vjeç, mbeti i plagosur me armë zjarri. Si doras, arrestuan: 1- Z. Elbasan Hyseni. Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si: 1- “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës ”. 2- “ Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm ”. 3- “ Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm ”. Njoftim | Pas orë
Agjencia Telegrafike Vox


DUBAI | GJYKATA VENDOSI QË KREU I AGJENTURËS SË KRIMIT ORDINER QË VEPRON NË FUSHË-KRUJË DURIM BAMI TË EKSTRADOHET NË SHQIPËRI; KONSIDEROHET SE KA GISHT NË VRASJEN E ERIGERS MIHASIT (HEKTOR XHEÇUKËS).
Z. Durim Bami Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe | Autoritetet gjyqësore vendore hodhën poshtë kërkesën proceduriale penale të: 1- Z. Durim Bami, me moshë 46 vjeç, i cili, konsiderohet një nga krerët e Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner që vepron në zonën e Fushë-Krujës. Më anë të saj, ai shprehu refuzimin për t'u ekstraduar drejt autoriteteve të Posaçme të Drejtësisë Penale të Republikës së Shqipërisë. Ai konsiderohet i përfshirë në përpjekjen për vrasjen e ish-deputetit
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page








___.png)








