top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E SPANJËS | KRYEMINISTRI PEDRO SANÇEZ (SÁNCHEZ): KAM VENDOSUR TË SHPALL ZGJEDHJET MË 29 NËNTOR.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
1 hour ago
1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Kam vendosur të mbledh Këshillin e Ministrave sot për të shpërndarë Dhomat dhe për të shpallur zgjedhje të parakohshme për 29 nëntor”.


Kështu tha kryeministri Pedro Sançez (Sánchez) në një deklaratë institucionale nga Pallati Monkloa (Palacio de la Moncloa).


“Spanjollët duhet të vendosin se çfarë roli do të luajnë.


Nëse i bashkohemi valës së ekstremit të djathtë apo nëse Spanja do të vazhdojë të jetë një bastion i hapjes, drejtësisë sociale dhe përgjegjësisë mjedisore”, - tha kryeministri Sançez (Sánchez).


Duke iu referuar krizës së strehimit që ka çuar në protesta në rrugë, ai pohoi se qeveria e tij ka miratuar masa të guximshme për të mbrojtur të drejtën kushtetuese për akses në strehim dhe luftoi spekulantët që duan të shkatërrojnë të ardhmen e bijve dhe bijave spanjollë për të rritur të ardhurat e tyre.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page