UKRAINË | SULMI RUS ME RAKETA “BANDEROL” NË KHARKIV LA NJË TË VDEKUR; ME MIJËRA PA ENERGJI ELEKTRIKE.

Kiev, Ukrainë | “Një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një sulm me dy raketa të kryer nga forcat ruse duke përdorur raketa Banderol në lagjen industriale të Kharkiv”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Kyiv Independent”.
Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov, pohoi numrin e viktimave nga sulmi, duke shtuar se një ndërtesë administrative dhe disa automjete u përfshinë nga flakët.
Të paktën dhjetë ndërtesa banimi u dëmtuan në sulm.
Operacionet e kërkimit për viktima ose të lënduar janë duke vazhduar.
Përdorimi i raketave Banderol nga Rusia është rritur.
Duke kombinuar karakteristikat e një rakete lundrimi dhe një droni me motor reaktiv, kjo raketë është e vështirë për t'u kapur nga mbrojtja ajrore ukrainase.
Një dron rus goditi një termocentral në rajonin e Poltavas, duke lënë afërsisht 22 mijë njerëz pa energji elektrike.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima.
Sulmi vjen vetëm dy ditë pasi një dron tjetër rus goditi një termocentral në rrethin Lubni, duke lënë afërsisht 6 mijë njerëz pa energji elektrike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments