top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“RRUGA E VOLOREKËS”; POGRADEC | JOHAN LARAKU U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; MBETI I PLAGOSUR; U DËRGUA ME HELIKOPTER NË TIRANË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Oct 4
1 min read

“Rruga e Volorekës”, Pogradec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e një aksidenti automobilistik që ngjau në “Rrugën e Volorekës” mbeti i plagosur:

1- Z. Johan Laraku, me moshë 26 vjeç.


Njoftim | Pogradec.


Informacion paraprak.


Rreth orës 12:30, në rrugën e Volorekës, në Pogradec, një kamion me drejtues shtetasin G. S. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi J. L., rreth 26 vjeç, i cili do të dërgohet për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.


Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. S., është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page