ESTONI | QEVERIA MORI VENDIM PËR ZHVENDOSJE TRUPASH MË AFËR KUFIRIT RUS; SHËRBIMET E INTELIGJENCËS THONË SE RUSIA HERËT APO VONË DO TË SULMOJË.

Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Estonia po i zhvendos trupat në mënyrë të përhershme më afër kufirit të saj me Rusinë dhe po pajiset me armë të afta për të goditur thellë në territorin fqinj, ndërsa vendi, një forcë e NATO-s në vijën e parë, përgatitet për një agresion të mundshëm rus përtej Ukrainës”.
Kështu raportoi ekskluzivisht enti mediatik britanik “Financial Times”.
Udhëheqësit e ushtrisë dhe inteligjencës estoneze nuk besojnë se Moska dëshiron një luftë në shkallë të plotë me NATO-n, të paktën në dy vitet e ardhshme, por ata besojnë se Rusia po përgatitet për një konflikt të mundshëm në të ardhmen me kombin e vogël baltik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments