FEDERATA RUSE | MINISTRIA E MBROJTJES: DO TË INTENSIFIKOJMË SULMET NDAJ INFRASTRUKTURËS UKRAINASE.

Moskë, Federata Ruse | “Rusia planifikon të intensifikojë sulmet e saj kundër infrastrukturës ukrainase, në përgjigje të kërcënimeve nga udhëheqësi i Kievit, Volodimir Zelenski, i cili ka folur për shtimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse”.
E thënë kjo sipas një deklarate nga Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Pas deklaratave të Zelenskit, forcat e armatosura ruse do të intensifikojnë sulmet ndaj instalimeve ushtarake dhe industriale, si dhe infrastrukturës përkatëse, në Kiev dhe rajone të tjera të Ukrainës”, - u tha në deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments