top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: DASHURIA NUK ËSHTË EMOCION I PËRKOHSHËM; ËSHTË VENDIM.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
5 minutes ago
1 min read

Vatkan | “Dashuria mund ta godasë zemrën si një shigjetë, me forcë dhe shpejtësi.


Dashuria e vërtetë, megjithatë, nuk ndalet këtu.


Nuk është thjesht një emocion kalimtar, i ndezur për një çast.


Është diçka më shumë.


Është një ‘po’ e thellë ndaj personit tjetër, një vendim, një udhëtim dhe një aleancë e përjetshme”.


Kështu shkroi Papa Leo XIV-të në parathënien e librit “Youcat Love Forever” (botuar nga San Paolo), i cili do të prezantohet më 6 tetor 2026 në Qendrën San Lorenco (Lorenzo), pranë Vatikanit.


“Zoti ju thërret, të dashur të rinj, drejt kësaj dashurie të madhe.


Mos kini frikë nga thellësia e saj!


Dashuria për të cilën jeni të thirrur”, - tha Papa Leo XIV-të, duke iu drejtuar të rinjve që përgatiten për martesë.


“Nuk është e përsosur, por rritet në dritën e besimit.


Dashuria e vërtetë është një dhuratë nga Zoti dhe ne nuk mund ta prodhojmë atë vetëm.


Zemra juaj dëshiron dashuri.


Një dashuri e thellë, pasionante dhe e qëndrueshme”, - tha Papa Leo XIV-të, duke shkruar se kur burri dhe gruaja dhurohen plotësisht dhe reciprokisht në dashuri, Zoti bëhet i pranishëm në mesin e tyre.


“Është një përgatitje për një ‘po’ që është e vlefshme jo vetëm për një ditë, por për një jetë të tërë, një ‘po’ që, ashtu si dashuria e Zotit, është e palodhur dhe besnike”, - tha Papa Leo XIV-të, duke kujtuar se dashuria është në ADN-në e Krishterimit, dhe duke i ftuar të rinjtë ta lexojnë librin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page