RRUGA “FAIK KONICA”; LAGJJA “ORTAKOLL”; PRIZREN | U ARRESTUAN DEMOKRAT MORINA; ROLAND MOLLAKUQA; BEKIM MOLLAKUQA.

Rruga “Faik Konica”, Lagjja “Ortakoll”, Prizren, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Demokrat Morina.
2- Z. Roland Mollakuqa.
3- Z. Bekim Mollakuqa.
Ata konsiderohen të përfshirë në konflikt verbal dhe fizik ku u ekspozua edhe armë zjarri.
Si pasojë, mbeti i lënduar:
1- Z. Demokrat Morina.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Armë zjarri.
2- Gëzhojë.
3- Municion luftarak (disa fishekë).
Ndaj tyre zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.
2- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments