top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
FRANCË | PROTESTAT STUDENTORE NË DHJETËRA QYTETE; POLICIA PËRDORI GAZ LOTSJELLËS.
Paris, Francë | Demonstrata u mbajtën në Paris dhe dhjetëra qytete të tjera franceze për ditën e tretë të protestave studentore. Ashtu si në rastet e tjera, filluan trazirat, të cilat u raportuan në Lion, ku grupe njerëzish shumë të rinj sfiduan policinë në rrugë dhe u sprapsën me gaz lotsjellës dhe topa uji; në Marsejë filloi një marshim i egër. Në Lion, protestuesit hodhën gurë në një stacion policie. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | PËRLESHJE NË PROTESTAT E STUDENTËVE NË STRASBURG.
Strasburg, Francë | Barrikadat, gazi lotsjellës dhe bombat u hodhën në marshimin studentor në Strasburg. Pas një marshimi paqësor ku morën pjesë mijëra njerëz, përfshirë delegacione të eurodeputetëve të krahut të majtë, disa qindra studentë arritën në zonën e universitetit dhe u përpoqën të ktheheshin në qendër të qytetit. Atje ata u ndaluan nga gazi lotsjellës i qëlluar nga njësitë e policisë për trazira. Studentët, pasi kishin ndërtuar barrikada me kontejnerë mbeturinash dh
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA: SOT U MBYLLËN 11 MIJË FAQE BASTESH ONLINE.
Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Me hyrjen në fuqi të dekretit të lëshuar nga qeveria e presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, afërsisht 11 mijë faqe bastesh sportive dhe kazinosh online do të ndërpresin aktivitetin në Brazil sot. Përdoruesit që përpiqen të hyjnë në këto platforma do të ridrejtohen në një faqe interneti qeveritare që ofron informacion mbi bllokimin e shërbimit dhe pezullimin e të gjitha reklamave që lidhen me sektorin. Afati për tërheqje vullnetare
Agjencia Telegrafike Vox
KOMISIONI EVROPIAN: SHTETET E REJA ANËTARE DO TË DUHET TË ANGAZHOHEN PËR TË MOS BLLOKUAR ZGJERIMET E MËTEJSHME TË BE-së.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Traktatet e ardhshme të pranimit në Bashkimin Evropian duhet të përfshijnë një garanci specifike institucionale për të adresuar shkeljet serioze të vlerave themelore të Bashkimit Evropian dhe parimin e bashkëpunimit të sinqertë nga një shtet anëtar i ri”. Ky është një nga propozimet e Komisionit Evropian që përmbahet në paketë për të përgatitur Bashkimin Evropian për zgjerim. Në rastet më serioze, masat mund të përfshijnë pezullimin e të drej
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SPANJËS | GJYKATA KUSHTETUESE HAPI RRUGËN PËR AMNISTI PËR KARLES PUTSHDEMONIN (CARLES PUIGDEMONT).
Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Gjykata Kushtetuese mbështeti me shumicë votash apelet e udhëheqësve pro-pavarësisë të dënuar për përvetësim të fondeve publike dhe urdhëroi Gjykatën Supreme t'u japë atyre amnisti. Vendimi u miratua me shtatë vota pro dhe pesë kundër”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “La Vanguardia”. Vendimi hapi rrugën për një falje gjyqësore që do t'i jepet ish-presidentit katalanas Karles Putshdemon (Carles Puigdemont). Nga z. Erton Duka. © Copyright |
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SPANJËS | GJYKATA E LARTË ANULOI URDHËR-ARRESTIN PËR KARLES PUTSHDEMONIN (CARLES PUIGDEMONT).
Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Karles Putshdemoni (Carles Puigdemont) mund të kthehet në Spanjë sot, tetë vjet pasi iku në Belgjikë pas referendumit të njëanshëm për pavarësi të 1 tetorit 2017, pa frikën e arrestimit. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Pablo Llarena, e anuloi (revokoi) urdhrin e arrestit për përvetësim që ende rëndonte kundër tij, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “El Pais”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegr
Agjencia Telegrafike Vox
ISLANDË | SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: I BËJ THIRRJE RUSISË TË NDAJË INFORMACIONE MBI VDEKJEN E STUDIUESIT NË SIBERI.
Reikjavik, Islandë | Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio, i kërkoi Rusisë të jetë transparente dhe të ndajë informacion pas vdekjes së një studiuesi në një institut të murtajës në Siberi. “Varet nga Rusia të ofrojë më shumë informacion rreth asaj që ka ndodhur”, - tha sekretari Rubio në margjinat e një vizite në Islandë, duke theksuar se çdo rast i infeksionit laboratorik është veçanërisht shqetësues në dritën e pandemisë Covid. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia T
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): ISLAMI DHE EMIGRACIONI JANË PËRGJEGJËS PËR ATË QË PO NDODH NË FRANCË.
Uashington, Amerikë | “Ajo që po ndodh në Francë nuk është asgjë më pak se imigracion masiv i pakontrolluar. Kjo nuk ka të bëjë me shkollat; kjo ka të bëjë me pushtimin e një vendi dikur të madh nga Islami”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin shoqëror virtual “Truth”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | MONIKA LUBONJA NGRITI PADI; ADRIAN HILA NË GJYQ PENAL DHE CIVIL.
Tiranë, Shqipëri | Znj. Monika Lubonja ka paditur z. Adrian Hila në lidhje me filmimet që ai u pati kryer akteve intime të kaluara së bashku. Deklaratë | “Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia por edhe me vendosmërinë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj. Kërkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zhbëhet nga tradh
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | ANDON (ARBEN) KAPETANI VDIQ PAS DISA DITËSH AGONIE; ISHTE AKSIDENTUAR NË VENDIN E PUNËS NË SARANDË.
Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se: 1- Z. Andon (Arben) Kapetani, me moshë 53 vjeç, vdiq pas disa ditësh agonie; ai ishte aksidentuar në vendin e punës, në rrugën “Mit’hat Hoxha”, në lagjen “Nr. 4”, Sarandë. Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet
Agjencia Telegrafike Vox
MEMALIAJ | KLAJDI ORUÇI U ARRESTUA; XHON ORUÇI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; 145 RRËNJË HASHASH NË MALIN MUKAJ.
Memaliaj, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Klajdi Oruçi, me moshë 28 vjeç, banues në fshatin Izvor. Shpallën në kërkim policor: 1- Z. Xhon Oruçi, me moshë 29 vjeç, banues në fshatin Izvor. Njoftim | Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë, si rezultat i një hetimi të ndjekur për 2 muaj, me metoda proaktive,
Agjencia Telegrafike Vox
KRUJË | YLLI ABDYLI U ARRESTUA; VJEDHJE AUTOMJETI NË FSHATIN RINAS.
Krujë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Ylli Abdyli, me moshë 38 vjeç. Njoftim | - Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Kilometrazhi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi Y. A., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në Rinas, i cili u lokalizua në
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | FLORIAN KAMBERAJ DHE DORIAN MERSINI U ARRESTUAN; VJEDHJE BIÇIKLETASH + MOTOÇIKLETASH + MONOPATINASH.
Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Florian Kamberaj, me moshë 51 vjeç. 2- Z. Dorian Mersini, me moshë 37 vjeç. Njoftim | - Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin e koduar “Navigator”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit F. K., 51 vjeç dhe D. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së disa motoçikletave, biçikletave dhe mon
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | KLAJDION KOÇJA U ARRESTUA; GRABITJE ME DHUNË TË VARËSEVE TË FLORINJTA NGA QAFAT E GRAVE.
Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Klajdion Koçja, me moshë 26 vjeç. Ai konsiderohet i përfshirë në grabitje me dhunë të varëseve të arta nga qafat e grave. Njoftim | - Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “October”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 26 vjeç, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen
Agjencia Telegrafike Vox
RRUGA “DHIMITËR SHUTERIQI”; TIRANË | KLODIAN DURO U ARRESTUA; I DËNUAR ME 5 VJET BURG PËR SHITJE DROGE.
Rruga “Dhimitër Shuteriqi”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit në kuadër të operacionit të koduar “Vendimi” arrestuan: 1- Z. Klodian Duro, me moshë 41 vjeç. Ndaj tij ishte shqiptuar dënim penal me 5 vjet heqje lirie për shkelje penale të parashikuar si: 1- “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 2- “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Në vitin 2025, ai ka shitur doza kok
Agjencia Telegrafike Vox
KOSTA RIKË | PRESIDENTJA LAURA FERNANDEZ: MË 14 TETOR DO TË PËRUROHET BURGU I RI PËR KRIMIN E ORGANIZUAR.
San Jose, Kosta Rikë | Presidenca e Kosta Rikës ka njoftuar se Qendra e Kontrollit të Lartë kundër Krimit të Organizuar (Cacco) do të përurohet më 14 tetor. Gjatë një mesazhi drejtuar kombit, presidentja Laura Fernandez tregoi pamje të infrastrukturës së re, duke hedhur poshtë kritikat e atyre që e quajnë atë një burg të madh. “Sot mund të themi me krenari se Qendra e Kontrollit të Lartë kundër Krimit të Organizuar është gati”, - tha presidentja Fernandez. Kompleksi ndodhet b
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | FORCAT UKRAINASE VRANË TRE VETA DHE PLAGOSIN TRE TË TJERË NË NJË SULM NDAJ NJË MINIBUSI.
Kiev, Ukrainë | “Tre veta u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm nga forcat ukrainase ndaj një minibusi në pjesën e kontrolluar nga Rusia të rajonit Zaporizhzhia të Ukrainës”. Kështu tha kreu i administratës pro-ruse, Jevgeni Balitski (Yevgeny Balitsky). “Një sulm i synuar nga një dron armik ndaj një minibusi në fshatin Basan, distrikti Pologovski i komunës shkaktoi disa vdekje dhe lëndime”, - shkroi ai në platformën shoqërore virtuale “Telegram”. Informacionet parap
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SUEDISË | FRANSIS (FRANCIS) HALZEN MORI ÇMIMIN NOBEL PËR ZBULIMIN E NEUTRINOVE KOZMIKE.
Stokholm, Mbretëria e Suedisë | Çmimi Nobel në Fizikë për vitin 2026 iu dha z. Fransis (Francis) Halzen për zbulimin e neutrinove me energji të lartë që vijnë nga kozmosi. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | U ARRESTUAN MIT’HAT KOÇI; KOSTANDINOS DOKO; MARJO CENE; TREGTARË DROGE ME PAKICË PRANË SHKOLLAVE PUBLIKE LAIKE.
Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan të shpallurit në kërkim policor: 1- Z. Mit’hat Koçi. 2- Z. Kostandinos Doko. 3- Z. Marjo Cene. Ata konsiderohen të përfshirë në tregtim lëndësh narkotike pranë shkollave publike laike. Ndaj tyre ishte shqiptuar masë sigurimi “arrest në burg” për shkelje penale të parashikuar si: 1- “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Shënim: Çdo subjekt
Agjencia Telegrafike Vox
SULLTANATI I OMANIT | OKB-ja: 3.4 MILIARDË NJERËZ PËRBALLEN ME KRIZË STREHIMI; 1 MILIARD JETOJNË NË LAGJE TË VARFRA; STREHIMI I PËRSHTATSHËM NUK ËSHTË LUKS; ËSHTË THEMELI I NJË JETE DINJITOZE.
Muskt, Sulltanati i Omanit | Të mbledhur në Muskat të Omanit, në Ditën Botërore të Habitatit, përfaqësues të qeverive, shoqërisë civile dhe akademive bënë thirrje për veprime të menjëhershme për të trajtuar krizën e strehimit që prek gati 3.4 miliardë njerëz. “Strehimi i përshtatshëm nuk është luks. Është themeli i një jete dinjitoze dhe qyteteve të qëndrueshme”. Kështu tha drejtoresha ekzekutive e UN-Habitat, Programit të Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore, Anakl
Agjencia Telegrafike Vox
BULLGARI | DRONËT GODITËN DY ANIJE NË BREGDETIN E DETIT TË ZI; NJË NGA ANIJET U FUNDOS; EKUIPAZHI U ZHDUK.
Sofie, Bullgari | “Qeveria njoftoi se dronët kanë goditur dy anije tregtare pranë brigjeve të Bullgarisë në Detin e Zi. Një nga anijet u fundos”. Kështu njoftoi Shërbimi bullgar i Shpëtimit Detar. “Të dyja u goditën nga dronë në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi”, - kumtoi qeveria, duke thirrur një takim urgjent. “Një nga anijet u fundos dhe ekuipazhi i saj është i zhdukur”, tha drejtori i Qendrës së Koordinimit të Operacioneve të Shpëtimit Detar, Roumen
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): DO TË KRIJOJMË NJË GRUP PUNE PËR TË PËRMBLEDHUR KËRKESËN PËR ENERGJI TË BASHKIMIT EVROPIAN.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Në përgjithësi, importet e lëndëve djegëse fosile i kanë kushtuar Evropës 100 miliardë euro shtesë që nga fillimi i luftës në Iran. Ne të gjithë po e ndiejmë ndikimin e rritjes së kostove të energjisë. Dhe situata mund të përkeqësohet me afrimin e dimrit. Prandaj duhet të veprojmë tani. Për të mbrojtur ata që kanë më shumë nevojë”. Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në fjalimin e saj në seancën plenare t
Agjencia Telegrafike Vox
QENDRA KORREKTUESE SMREKONICË; VUSHTRRI | ARIAN VESELI U PROCEDUA PENALISHT.
Qendra Korrektuese Smrekonicë, Vushtrri, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht: 1- Z. Arian Veseli, i dënuar penalisht. Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal: 1- Një sasi e vogël lënde narkotike. Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
Agjencia Telegrafike Vox
PRISHTINË | FADIL ZOGAJ U ARRESTUA.
Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Fadil Zogaj. Ai konsiderohet i përfshirë në sulm verbal dhe fizik ndaj deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Fahrush Rexhepi, gjatë protestës së mbrëmshme. Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si: 1- “Sulm ndaj personit zyrtar”. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


