FSHATI BULGAREC; KORÇË | REFAT AGOLLI U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ.

Fshati Bulgarec, Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e një aksidenti automobilistik që ngjau në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” mbeti i vdekur:
1- Z. Refat Agolli, me moshë 60 vjeç.
Drejtuesi i automjetit, punonjës i Policisë së Shtetit, mbeti i plagosur.
Njoftim | Korçë.
Informacion paraprak.
Rreth orës 07:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi R. A., rreth 60 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi R. A. ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. M., po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments