top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRUJË | TOMASZ FORTUNA U ARRESTUA; HAJDUT SERIAL.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
2 days ago
1 min read

Krujë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Tomasz Fortuna, me moshë 27 vjeç, qytetar polak, banues në Angli.


Njoftim | Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, shtetas polak.


Në vijim të punës hetimore të kryer menjëherë pas kallëzimeve të administruara për vjedhje të pronës/pasurisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kapën dhe vunë në pranga shtetasin e huaj T. F., 27 vjeç, banues në Angli.


Nga veprimet hetimore rezulton se 27-vjeçari, i cili lëvizte me biçikletë gjatë javës së fundit në qytetin e Krujës, dyshohet se ka kryer 3 vjedhje në hotele dhe lokale, ku ka marrë shuma parash, një aparat celular dhe sende të tjera.


Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, aparatin celular, një shumë parash, si dhe biçikletën që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.


Punohet për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të ketë kryer ky shtetas.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
KRUJË | FATOS LIKA U ARRESTUA.

Krujë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Fatos Lika, me moshë 28 vjeç. Tiranë, Shqipëri | Në

 
 
 
FUSHË-KRUJË | ADRIAN GJEBESHI (MERLIKA) U ARRESTUA.

Fushë-Krujë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Adrian Gjebeshi (Merlika), me moshë 40 vjeç. N

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page