ZV/MINISTRI BRITANIK I MBROJTJES LJUK (LUKE) POLLARD: NUK I PRANOJMË AKUZAT E KRYEMINISTRIT IZRAELIT BENJAMIN NETANJAHU KUNDËR KRYEMINISTRIT KEËR STARMËR (KEIR STARMER).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 16 hours ago
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk i pranon akuzat e bëra nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kundër kryeministrit britanik Keër Starmër (Keir Starmer) pas sulmit në Uashington.
Kjo u deklarua nga zëvendësministri i Mbrojtjes Ljuk (Luke) Pollard, i cili, përsëriti dënimin e tij të prerë për vrasjen e dy diplomatëve izraelitë.
Ai shtoi se Londra mbetet e përkushtuar ndaj një paqeje të qëndrueshme në Gaza, duke bërë thirrje për lirimin e të gjithë pengjeve, një armëpushim dhe ndihmë në shkallë të gjerë për të hyrë në Rripin e Gazës.
Për momentin, nuk ka pasur asnjë përgjigje nga Downing Street ndaj akuzave, pasi kryeministri Starmër (Starmer) dënoi dje sulmin dhe çdo akt antisemitizmi.

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments