KRYEMINISTRI BRITANIK KEËR STARMËR (KEIR STARMER) DËNOI SULMIN KRIMINAL NË UASHINGTON; ANTISEMITIZMI ËSHTË NJË E KEQE DHE DUHET TË ZHDUKET KUDO - THA AI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer) dënoi sulmin në Uashington që i kushtoi jetën dy zyrtarëve të ambasadës izraelite në ShBA-ës.
Kjo mund të lexohet në profilin e tij në rrjetin social virtual Iks (X).
“Antisemitizmi është një e keqe që duhet ta zhdukim kudo që shfaqet”, shkroi ai.
Megjithatë, asnjë referencë për akuzat për nxitje të ngritura nga një ministër i qeverisë së z. Netanjahu kundër tij, presidentit francez Emanuel Makron dhe kryeministrit kanadez Mark Karni (Carney) mbi një deklaratë të kohëve të fundit trepalëshe që dënonte ofensivën e re ushtarake të Izraelit në Rripin Palestinez të Gazës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires