POLONIA: FORCAT AJRORE INTERCEPTUAN NJË AVION LUFTARAK RUS SU-24.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 14 hours ago
- 1 min read

Varshavë, Poloni | “Një avion rus SU-24 që po kryente manovra të rrezikshme dje, të enjten, në mbrëmje u interceptua nga Forcat Ajrore Polake”, tha sot ministri i Mbrojtjes Kombëtare Władysław Kościński-Kamys, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Ministri polak i Mbrojtjes shtoi se urdhri për të kapur avionin u dha nga komanda e përbashkët operative e forcave aleate të NATO-s në Evropë dhe avionët luftarakë polakë zbuluan Sukhoi-n rus, e kapën, dhe praktikisht e parandaluan në mënyrë efektive.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments