top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NAPOLI ËSHTË KAMPION I ITALISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 13 hours ago
  • 1 min read

Napoli, Itali | Napolitanët fituan Scudetton e tyre të katërt duke mposhtur Kalierien (Cagliarin) 2-0 në stadiumin Maradona.


Napoli e mbylli kampionatin në vendin e parë me 82 pikë, një përpara Interit.


Trajneri, dukshëm i prekur, shkoi të përqafonte lojtarët që nuk kishte mundur t’i ndiqte nga stoli sepse ishte i pezulluar.


Një ulërimë e madhe shoqëroi fishkëllimën e gjyqtarit në stadiumin Diego Maradona, duke i vulosur Napolit Scudetton e katërt.


Zhurma është shurdhuese, me krisma dhe sirena, ndërsa fishekzjarrët ndriçojnë të gjithë zonën.


Skena të ngjashme - që të kujtojnë natën e Vitit të Ri - në shumë sheshe të qytetit ku janë vendosur ekrane gjigante, nga periferia e Skampias (Scampias) deri në Sheshin e Plebishitit (Piazza Plebiscito).


Nga bregu i detit deri te rrugicat e qendrës historike, shumë napolitanë dhe turistë kanë filluar festimet që do të vazhdojnë gjatë gjithë natës.


Sistemi i sigurisë i vendosur për të shmangur çdo lloj problemi ose aksidenti është mbresëlënës: 1800 veta (ushtria dhe subjekte të zbatimit të ligjit).


Një plan i jashtëzakonshëm emergjence shëndetësore dhe i ndihmës së shpejtë ka qenë gjithashtu në fuqi që nga ora 17:00, ndërsa transporti publik është forcuar, me metronë të hapur pa ndalesa, për të lehtësuar rrjedhën e njerëzve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page