top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI RADOSTINË; FIER | U ARRESTUA YSEN DRIZA; VJEDHJE DISA HERË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Fshati Radostinë, Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ysen Driza, me moshë 28 vjeç.


Ai akuzohet për shkelje penale të parashikuar si:

1- Vjedhje” e kryer disa herë.


Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje në subjektet e tyre tregtare gjatë natës së datës 19.05.2025, kanë organizuar punën për zbardhjen e tyre, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Si rezultat i një pune profesionale hetimore të kryer, pas provave të siguruara dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, u finalizua operacioni policor i koduar “Four”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Y. D., 28 vjeç, banues në Radostinë.


Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 19.04.2025, ka vjedhur me thyerje, në 4 subjekte tregtare në qytetin e Fierit, shuma parash dhe 2 aparate celularë.


Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 28- vjeçari.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page