top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKTORI ELVIS PUPA DHE BASHKËSHORTJA E TIJ BELINA PUPA REAGUAN NË LIDHJE ME GJYQIN PENAL QË PO ZHVILLOHET NDAJ TYRE NË AUSTRALI PËR SHKELJE PENALE TË LIDHURA ME DROGËRAT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Aktori komik i kabaresë televizive “Portokalli” Elvis Pupa reagoi në mediat sociale virtuale pasi mediat australiane dhe ato shqiptare botuan lajmin se ai dhe bashkëshortja e tij ishin nën procedurë penale për shkelje penale të lidhura me drogërat.

 

Reagimi | Të dashur miq, ridjekës dhe bashkëpunëtorë,

 

Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja “jam arratisur” dhe “ndodhem në kërkim”.

 

Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europë.

 

Çdo përpjekje për ta paraqitur këtë situatë ndryshe është një manipulim i pastër i informacionit, një keqinterpretim i qëllimshëm që synon të bëjë lajm aty ku nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

 

Sa i përket bashkëshortes sime, Belina, ajo vazhdon aktivitetin e saj profesional dhe është plotësisht e lirë.

 

E gjithë situata që po trajtohet aktualisht është pjesë e një procesi ligjor që është ende në zhvillim, dhe siç është shprehur edhe ajo vetë, i takon drejtësisë të flasë e fundit.

 

Fatkeqësisht, kemi parë një keqpërdorim të rëndë të lajmit, me qëllim sensacionalizmi dhe klikimesh, ku deformimi ka marrë vendin e të vërtetës. Jetët tona janë publike, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të abuzojë me dinjitetin e njerëzve.

 

Jeta vazhdon normalisht, me punën dhe përgjegjësitë tona të përditshme.

 

Ne do të përballojmë çdo situatë me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën.

 

Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen që shumë prej jush na kanë treguar.

 

Me respekt,

 

Elvis Pupa.

 

Në lidhje me sa më sipër reagoi edhe bashkëshortja e tij, znj. Belina Pupa.

 

Ajo dha një deklaratë të shkurtër për një ent mediatik shqiptar.

 

Reagimi | “Përshëndetje Dritare TV.

Bëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira por që është me emrin tim.

Gjyqi po mbahet për pasqyrimin e fakteve.


Nuk mund të them asgjë më shumë, derisa çështja të mbyllet, për arsye hetimesh në radhë të parë por edhe për të qenë e qartë për të gjithë në fund, në radhë të dytë.


Ju falenderoj që më pyetët përpara se të shpërndanit një lajm të përçudnuar!”, shkruan znj. Pupa në reagimin e saj për entin mediatik “Dritare TV”.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page