GJILAN: U PROCEDUA PENALISHT NË GJENDJE TË LIRË VALON LIPOVICA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 13 hours ago
- 1 min read

Gjilan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht:
1- Z. Valon Lipovica, me moshë 27 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik nuk iu gjet asgjë e paligjshme, ndërsa, afër vendit ku ai po qëndronte, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal 15 gramë hashash.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake në gjendje të lirë për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments