top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLICIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS ZBARDHI NË KOHË REKORD GRABITJEN ME ARMË ZJARRI: U ARRESTUAN LIRIDON BERISHA; LIRIM MEKAJ; FLORIANT MEKAJ; SHABAN GJONBALAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Pejë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Liridon Berisha.

2- Z. Lirim Mekaj.

3- Z. Floriant Mekaj.

4- Z. Shaban Gjonbalaj.


Ata akuzohen për grabitje të kryer me armë zjarri në një pikë karburanti, e cila, ndodhi në datën 21 maj të vitit 2025 - ku grabitën afërsisht 1 mijë €.


Gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale penale u kontrolluan katër vendndodhje ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një pushkë gjysmë automatike.

2- Rreth 570 euro.

3- Vesh-mbathje.

4- Aparate telefonikë të lëvizshëm.


Këto sende dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.


Tashmë, ndaj tyre, filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Grabitje”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page