VLORË: U ARRESTUAN: EMILJANO AHMETI DHE ARTUR RAMA | TREGTARË DROGE ME PAKICË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Emiljano Ahmeti.
2- Z. Artur Rama.
Ata akuzohen si tregtarë drogërash me pakicë në Vlorë dhe në Sarandë.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Narkotikëve Vlorë, në bashkëpunim me komisariatin e Policisë Delvinë dhe Forcën e Posaçme Shqiponja, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan goditjen e 2 rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Si rezultat, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. A., 18 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë; A. R., 33 vjeç, banues në Vlorë.
Dosja mbi dy rastet i kaloi prokurorisë vendore, për hetime të mëtejshme, me akuzën “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments