FSHATI PANAJA; VLORË | U ARRESTUA KEJVI BENDAJ | DISA VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 2 min read

Fshati Panaja, Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Kejvi Bendaj.
Ai theu masën e sigurimit vetjak “arrest shtëpie” dhe goditi me thikë një qytetar dhe i dëmtoi automjetin duke kërcënuar me një armë gjahu që e posedonte pa leje.
Njoftim | Vlorë/Ndërhyrja e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet 2 shtetasve, në fshatin Panaja.
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, vihet në pranga 28-vjeçari.
Procedohet penalisht edhe 34-vjeçari, sepse kanosi me armë gjahu 28-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin.
Sekuestrohet arma e gjahut e përdorur për kanosjen.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur në fshatin Panaja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ndërhynë në kohë dhe parandaluan përshkallëzimin e tij, që mund të kishte sjellë pasoja të rënda.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 28 vjeç, banues në Panaja, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B (H)., 34 vjeç.
Shtetasi K. B. dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin B. B. dhe i ka dëmtuar automjetin atij. Më pas, shtetasi B. B ka shkuar te banesa e shtetasit K. B., i ka dëmtuar automjetin dhe e ka kanosur atë, me një armë gjahu të cilën e posedonte pa leje.
Shtetasi B. B. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments