SHQIPËRIA DHE ITALIA FIRMOSIN MARRËVESHJEN E PENSIONEVE TË SHQIPTARËVE QË PUNOJNË SI EMIGRANTË NË ITALI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 22, 2023
- 1 min read
Updated: Dec 23, 2023
Tiranë, Shqipëri | Shqipëria dhe Italia janë gati të firmosin marrëveshjen e shumëpritur të pensioneve të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë si emigrantë ekonomikë në Itali.
Ky lajm u dha nga kryeministri Edi Rama, i cili sot kreu një takim zyrtar me ministrin e Jashtëm të Republikës së Italisë, Antonio Tajani.
“Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani. Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”, shkroi kryeministri Rama në rrjetet shoqërore virtuale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments