SHBA-UKRAINË: ANGAZHIMI I RUSISË PËR ÇPËRSHKALLËZIM ËSHTË I NEVOJSHËM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 6, 2025
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Stiv Uitkof (Steve Witkoff), Xherëd Kashnër (Jared Kushner) dhe delegacioni ukrainas diskutuan rezultatet e takimit të fundit ShBA-Rusi dhe masat që mund të çojnë në përfundimin e kësaj lufte”.
Administrata amerikane e bëri të ditur këtë në një deklaratë.
Të dyja palët ranë dakord se përparimi i vërtetë drejt çdo marrëveshjeje varet nga gatishmëria e Rusisë për të demonstruar një angazhim serioz për paqe afatgjatë, duke përfshirë hapat drejt uljes së tensioneve dhe ndërprerjes së vrasjeve.
ShBA-ës dhe Ukraina ranë gjithashtu dakord mbi kornizën për marrëveshjet e sigurisë dhe diskutuan aftësitë e nevojshme parandaluese për të ruajtur një paqe të qëndrueshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments