KREMLINI POHOI SE I DËRGUARI I POSAÇËM (SPECIAL) I SHBA-ës STIV UITKOF (STEVE WITKOFF) DO TË JETË NË MOSKË JAVËN E ARDHSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 18 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Z. Juri (Yuri) Ushakov, këshilltari diplomatik i Presidentit Vladimir Putin, tha se:
1- “Është arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për një vizitë të të dërguarit të posaçëm (special) të ShBA-ës, Stiv Uitkof (Steve Witkoff), në Moskë javën e ardhshme”.
Këtë lajm e raporton agjencia ruse e lajmeve “Tass”.
Sipas z. Ushakov, rrjedhja e informacionit rreth bisedës së tij me z. Uitkof (Witkoff) është një përpjekje për të penguar rifillimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments