PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): I DËRGUARI I POSAÇËM (SPECIAL) I SHBA-ës STIV UITKOF (STEVE WITKOFF) DO TË TAKOHET ME PRESIDENTIN VLADIMIR PUTIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 18 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “I dërguari i posaçëm i ShBA-ës, Stiv UItkof (Steve Witkoff), do të takohet me Presidentin Vladimir Putinin në Moskë javën e ardhshme”.
Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) e tha këtë duke folur me gazetarët në bordin e avionit presidencial “Forca Ajrore Nr. 1” (Air Force One).
Ai tha se z. Uitkof (Witkoff) do të takohet me Presidentin Putinin javën e ardhshme, ndoshta me Xherëdin (Jaredin), dhëndrin e tij.
“Nuk jam i sigurt nëse Xherëd (Jared) do të shkojë, por ai është i përfshirë në proces, një djalë i zgjuar. Dhe ata do të takohen me Presidentin Putin, mendoj javën e ardhshme në Moskë”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments