top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇATBOTI GORK AKUZOHET PËR SHKELJE TË PRIVATËSISË SË GRAVE DHE TË TË MITURVE | NGA 29 DHJETORI MUND TË MODIFIKOJË ÇDO FOTOGRAFI DUKE ZHVESHUR LAKURIQ ÇDOKËND PA PËLQIMIN E TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 11
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Grok, çatboti (chatbot) i inteligjencës artificiale nga media sociale virtuale Iks (X), është ende në qendër të polemikave.


Pas lëvdatave për Hitlerin korrikun e kaluar dhe përgjigjeve antisemite në fillim të dhjetorit, inteligjenca artificiale tani lejon që fotot reale të njerëzve, përfshirë të mitur dhe gra, të ndryshoheshin pa pëlqimin e tyre, duke u hequr rrobat dhe duke krijuar skena provokuese.


Disa rreshta teksti, të futura në chatbot, gjenerojnë grafikë të ndaluar nga konkurrentët më të njohur, nga ChatGpt te Gemini.


Uebsajti i specializuar “The Verge” shpjegon se problemi lindi pas një përditësimi të modelit të lëshuar më 29 dhjetor.


Përpara kësaj, Grok tashmë mund të modifikonte fotot dhe të krijonte video, por me më shumë kufizime.


Funksioni është aktiv për çdo foto të botuar në rrjetin social virtual duke klikuar “modifiko imazhin” në menunë që shoqëron çdo postim.


X është përmbytur me grafika të fëmijëve dhe grave me bikini dhe në situata provokuese”, shkruan enti mediatik “The Verge”.


Udhëheqësit botërorë dhe personazhet e famshëm nuk janë të përjashtuar, pasi kanë parë imazhet e tyre të keqpërdoren nga Grok-u.


Përdoruesit kanë raportuar deepfakes përmes mediave të ndryshme, duke përfshirë “Metro” dhe “PetaPixel”.


Vetë “PetaPixel” raporton një postim emblematik, të fshirë më vonë nga platforma, në të cilin, IA ndryshoi foton e dy vajzave adoleshente, duke i veshur ato në mënyrë të papërshtatshme.


Chatbot thuhet se e pranoi gabimin dhe e nxiti përdoruesin të raportonte incidentin në Byronë Federale të Hetimit (FBI).


Kritikave, miliardieri Illn Mask (Elon Musk), iu përgjigj duke ripsotuar një foto të një buke me bikini me mbishkrimin:

1- Grok mund t'i vërë bikini gjithçkaje”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page