MILIADIERI ILLN MASK (ELON MUSK): KEMI HYRË NË EPOKËN E SINGULARITETIT TEKNOLOGJIK; VITI 2026 DO TË JETË VITI I INTELIGJENCËS ARTIFICIALE DHE ROBOTIKËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | “Ne kemi hyrë në singularitetin teknologjik. Viti 2026 do të jetë viti i Inteligjencës Artificiale dhe robotikës”.
Kështu tha miliadieri Illn Mask (Elon Musk), kreu i xAI, Neuralink, Tesla dhe SpaceX, në një podcast të shfaqur në kanalin Moonshots me moderatorin Peter Diamandis, pas mbylljes së një raundi financimi prej 20 miliardë dollarësh të kompanisë së tij të inteligjencës artificiale.
Për miliardierin Mask (Musk), singulariteti teknologjik është momenti i pakthyeshëm kur Inteligjenca Artificiale përshpejtohet në mënyrë eksponenciale, duke tejkaluar inteligjencën njerëzore dhe duke çuar në përparime të rëndësishme.
“Është një pikë pa kthim e ngjashme me një horizont ngjarjesh”, tha ai, duke theksuar se si IA-ja tashmë po rritet në mënyrë eksponenciale falë përmirësimeve në algoritme, çipa dhe të dhëna.
Në zemër të vizionit të tij për të ardhmen është Optimus, roboti humanoid i Teslës.
“Do të jetë produkti më i rëndësishëm i parë ndonjëherë”, tha ai.
Ai njoftoi se versioni i ri i Gjeneratës 3 do të zbulohet në fillim të vitit 2026, me prodhim masiv që fillon në muajin prill dhe një objektiv prej miliona njësish në vit.
“Këta robotë do të kenë duar më të shkathëta se njerëzit, do të bëhen më të mirë se kirurgët më me përvojë vetëm brenda pak vitesh dhe do të demokratizojnë kujdesin shëndetësor, duke e bërë kujdesin e përparuar mjekësor të arritshëm për të gjithë”, tha miliardieri Mask (Musk).
Së fundmi, Neuralink-u do të fillojë prodhimin me volum të lartë të implanteve të trurit në vitin 2026, me procedura kirurgjikale pothuajse tërësisht të automatizuara.
Ai zbuloi se projekti “Blindsight”, që synon t'u rikthejë shikimin atyre që janë të verbër që nga lindja, do të ketë provat e para te pacientët njerëzorë.
Neuralink-u do të revolucionarizojë mjekësinë, duke rikthyer funksionet trupore dhe duke rritur aftësitë njerëzore.
“Do të jetë një e ardhme e jashtëzakonshme me bollëk për të gjithë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments