top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | U ARRESTUAN KRENAR TOROMENI; ILIA GJINI; ARTUR LEÇINI; ELTON RRUSHI; 40 MIJË € MASHTRIM + SHTËPI HASHASHI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 11
  • 3 min read

Updated: Jan 17

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Krenar Toromeni.

2- Z. Ilia Gjini.

3- Z. Artur Leçini.

4- Z. Elton Rrushi.


Duke u paraqitur në rrjetet sociale virtuale si kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, i kanë kërkuar borxh shumën prej 40 mijë €, biznesmenit nga Shkodra, Ilir Rexhvela.


Njoftim | Tiranë.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Skema”.


I morën një shtetasi, te rrethrrotullimi i Rinasit, 40 000 euro, duke e mashtruar nëpërmjet komunikimeve në një aplikacion se ishin të njohur të tij, identifikohen 5 shtetas, vihen në pranga 3 prej tyre, shpallen në kërkim 2 të tjerë.


Zbulohet një ambient (dhomë banese) i përshtatur nga njëri prej të arrestuarve, me pajisje elektrike, për kultivim të bimëve narkotike.


Arrestohet për moskallëzim të krimit, 1 shtetas që u gjet në këtë ambient.


Sekuestrohen dhjetëra bimë Cannabisi, pajisje (llamba dhe ventilatorë) që shërbenin për kultivimin e tyre në ambiente të mbyllura, sasi Kokaine dhe Cannabisi, 4 celularë dhe 1 automjet tip “Audi Q5” me të cilin 5 shtetasit janë larguar pasi morën shumën e eurove.


Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posacme Operacionale në DVP Tiranë, Komisariatet e Policisë të Kavajës dhe Divjakës, pas administrimit të kallëzimit nga një 55-vjeçar, se ishte mashtruar nga disa shtetas të panjohur prej tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skema”, në kuadër të të cilit u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit:


-K. T., 36 vjeç, banues në Divjakë, I. Gj., 24 vjeç, banues në Divjakë, A. L., 39 vjeç dhe E. Rr., 38 vjeç, banues në Kavajë.


Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. B., 34 vjeç dhe L. M., 35 vjeç.


Shtetasit K. T, I. Gj, A. L, E. B dhe L. M, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në anë të mashtrimit duke iu prezantuar si i njohuri i tij, i kanë marrë shumë prej 40.000 euro një 55-vjeçari.


Në vijim, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. L, ku është gjetur dhe shtetasi E. Rr, është zbuluar një ambient i përshtatur me pajisje elektrike, për kultivim të bimëve narkotike.


Në kuadër të operacionit, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar dhjetëra bimë Cannabisi, pajisje (llamba dhe ventilatorë) që shërbenin për kultivimin e tyre në ambiente të mbyllura, sasi Kokaine dhe Cannabisi, 4 celularë dhe 1 automjet tip “Audi Q5”.


Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rastit.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Lorenc Muçalliu, me moshë 35 vjeç.


Njoftim | Në vijim të operacionit të koduar “Skema”, u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim, L. M., 35 vjeç, banues në Divjakë.


Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetas të vënë në pranga më parë, i kanë marrë një 55-vjeçari shumën prej 40 000 eurosh, duke e mashtruar nëpërmjet mesazheve elektronike, se ishin të njohur të tij.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page