top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI VJOSË; FIER | ALTIN MEÇAJ DHE YLLI MEÇAJ (AT E BIR) RANË PRE E DHUNËS FIZIKE; SI DORAS KONSIDEROHET PUNONJËSI I POLICISË SË SHTETIT FREDI LAMAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 3 min read

Fshati Vjosë, Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Altin Meçaj, me moshë 46 vjeç, emigrant në Republikën Federale të Gjermanisë, ra pre e dhunës fizike.

2- Z. Ylli Meçaj, me moshë 76 vjeç, ra pre e dhunës fizike.


Si doras konsiderohet:

1- Z. Fredi Lamaj (punonjës i Policisë së Shtetit).

Subjektet objekt dhune fizike
Subjektet objekt dhune fizike
Z. Altin Meçaj
Z. Altin Meçaj

Z. Altini Meçaj deklaroi se kishte marrë një mesazh përpara se të dhunohej në pragun e shtëpisë ku shkruhej se:

1- Nuk e di me kë je mpleksur”.


Deklaratë nga z. Altin Meçaj | “Mbrëmë në orën 11 të natës kam qenë te një lokal dhe kam arritur në shtëpi. Kur isha te lokali më erdhi një mesazh kërcënues nga një like në Facebook.


Ai është një bashkëfshatar i imi që sot është komandant grupi diçka e tillë me forcat RENEA. Like i bëra motrës së tij në Facebook.


Kur shkova në shtëpi janë fikur dritat vetëm të shtëpisë time dhe jam thirrur në emër për të dalë jashtë.


Ai më ka thirrur nga porta e shtëpisë. Mesazhi thonte ‘nuk e di me kë je mpleksur’.


Sa dal në derë më qëllojnë direkt dhe më përsërit mesazhin. Ishin të paktën 3 persona.


Vetëm atë kam njohur nga zëri. Më kanë rrëzuar për tokë pa ndjenja. Në qoftë për një liken në Facebook apo një koment ka dhe falje, por që të arrijë në këtë fazë që të më bëjnë mua për spital ose babain tim.


Si ka mundësi një person i tillë që është komandant grupi e vjen me shokët. Mund të ishim ulur ta kishim sqaruar. Mund të kishim pirë një kafe ta kishim sqaruar.


Njihemi kemi pasur marrëdhënie të mira. Nuk ka asnjë tjetër. Fredi Astrit Lamaj e ka emrin.


Më ka thënë të njëjtat gjëra si në mesazh ‘nuk e di me kë je mpleksur’ dhe diçka tjetër që nuk mund ta them.


Unë kërkoj që kjo mos të përsëritet dhe dua të drejtën time. Më është shkelur prona.


Këtë person e kam dalluar vetëm nga zëri kur kam dalë jashtë. Unë i thashë që motra jote është e madhe nuk është e vogël, mund të më thotë ‘Altin boll se po më bezdis’.


Komenti ka qenë ‘je bërë shumë e bukur’, një kompliment”.


Deklaratë nga z. Ylli Meçaj | “Nuk kam pasur asnjëherë ngatërresa në fshat. Djali ka qenë emigrant që në vitin 1997.


Djali shkonte çdo darkë të i vëllai në një lokal tek shkolla. Erdhi rreth orës 11:00 të darkës.


Në këtë kohë u fikën dritat. Në këtë kohë dëgjoj zëra. Kur u ngrita e pashë djalin të shtrirë pa ndenja fare dhe e godisnin me shqelma nga këmba dhe i kishin hipur mbi trup.


Por nuk i pashë sesa persona ishin. I rashë djalit përsipër dhe bërtita. Në këtë kohë më qëllojnë dhe mua u lava në gjak.


Doja të lëvizja djalin nuk e lëvizja dot. Gruaja ulërinte. Erdhi djali i madh duke ulëritur.


Sikur mos të kisha dalë unë, djali nuk do të ishte gjallë sot. Nuk njoha asnjë njeri. Kam dëmtime në kokë. Kërkojmë drejtësi se po më shuhet gjithë familja. Janë gjithë njerëzit e shokuar në shtëpi”.


Pas këtyre denoncimeve, pritet që z. Lamaj të bëhet subjekt pune, nga strukturat vendore të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page