top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS + SHKODËR | TAULANT BEJKO DHE ARTMIRNEJDI KASAJ U ARRESTUAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 2 min read

Durrës dhe Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Taulant Bejko, me moshë 39 vjeç.

2- Z. Artmirnejdi Kasaj, me moshë 31 vjeç.


Njoftim | Durrës.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”.


Operacioni për kapjen e personave në kërkim.


Kapen, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, dy persona të shpallur në kërkim, për veprat penale “Mashtrim”, “Shpërdorim detyre” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.


Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim T. B., 39 vjeç, banues në Shkodër.


Gjykata e Durrësit, më datë 31.07.2025, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.


Po në vijim të operacionit, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, u bë e mundur kapja e personit tjetër në kërkim, shtetasit A. K., 31 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për veprën penale “Mashtrim”.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page