PAPA LEO XIV-të: NJË JETË ME LIDHJE PA LIDHJE OSE ME PËLQIME (VIRTUALE) PA DASHURI NA ZHGËNJEN SEPSE JEMI KRIJUAR PËR TË VËRTETËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read

Vatikan | Në takimin me të rinjtë e dioqezës së Romës, Papa Leo XIV-të foli për vetminë e shumë të rinjve, së bashku me ndjenjat e zhgënjimit, konfuzionit dhe mërzisë që e shoqërojnë atë.
“Kur kjo … errëson ngjyrat e jetës, shohim se mund të jemi të izoluar edhe në mes të shumë njerëzve.
Në të vërtetë, pikërisht kështu vetmia e tregon anën e saj më të keqe; nuk na dëgjojnë, sepse jemi të zhytur në zhurmën e opinioneve; nuk shohim asgjë, sepse jemi të verbuar nga pamje të fragmentuara”, tha Papa Leo XIV-të.
“Një jetë me lidhje pa lidhje ose me pëlqime (virtuale, red) pa dashuri na zhgënjen, sepse jemi krijuar për të vërtetën; kur ajo mungon, vuajmë.
Jemi krijuar për të mirën, por maskat e disponueshme të kënaqësisë tradhtojnë dëshirën tonë”, tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments