RUSI: NJË HELIKOPTER USHTARAK U RRËZUA NË RAJONIN ARIOL; I GJITHË EKUIPAZHI VDIQ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 15 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Një helikopter ushtarak u rrëzua të premten (23.05.2025) pranë fshatit Narishkino në rajonin Ariol të Rusisë, duke vrarë anëtarët e ekuipazhit”, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Tass” - duke cituar selinë e Distriktit Ushtarak të Moskës.
“Shkaku paraprak i rrëzimit ishte një defekt teknik”, raportoi “Tass”.
Guvernatori rajonal Andrei Kliçko (Klitschko) tha nëpërmjet kanalit të tij në Telegram se nuk kishte viktima midis popullsisë lokale dhe se ekipet e zjarrfikësve po punonin në vendngjarje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários