RAPORTI I KONGRESIT TË SHBA: KREYEMINSITRI RAMA PAGOI MIJËRA $ NË HOTELIN TRUMP.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 4, 2024
- 4 min read
Uashington, Amerikë | Midis viteve 2017-2020, kryeministri shqiptar, Edi Rama, këshilltarët e tij, dhe ish-ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, shpenzuan rreth 6 mijë USD në hotelin e ish-presidentit amerikan, Danlld Tramp (Donald Trump), i gjendur në Uashington.
Detajet e shpenzimeve janë pjesë e një raporti prej 156 faqesh të titulluar: “Shtëpia e Bardhë në shitje”, i përgatitur nga anëtarët demokratë të Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA.
Raporti në fjalë, i cilëson pagesa të tilla si përpjekje për të ndikuar mbi ish-presidentin e SHBA-ve.
Duke përdorur dokumente të siguruara nëpërmjet një beteje ligjore nga kompania “Mazars”, raporti detajon shpenzimet e zyrtarëve të huaj, në favor të bizneseve të ish-presidentit Tramp (Trump), të cilat, në total kapin një vlerë prej 8.7 milionë USD.
“Duke i ngritur interesat e tij personale financiare dhe prioritetet politike të fuqive të huaja të korruptuara mbi interesin publik amerikan, ish-Presidenti Tramp (Trump) ka shkelur, si urdhëresat e qarta të Kushtetutës, ashtu edhe precedentin e kujdesshëm të vendosur dhe të respektuar nga çdo president i mëparshëm në krye”, shkroi në një hyrje të raportit përfaqësuesi Xhemi Raskin (Jamie Raskin), i Merilendit (Maryland), demokrati kryesor në Komitetin e Mbikëqyrjes.
Sipas raportit, në muajt janar dhe mars të vitit 2018, këshilltarët e z. Rama, z. Dorjan Duçka, z. Endri Fuga dhe znj. Keisi Seferi shpenzuan secili mbi 1000 $.
Z. Rama shpenzoi 1158 $ gjatë një vizite në muajin mars të vitit 2018. Gjithashtu, z. Damian Gjiknuri, atëherë ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, shpenzoi për një qëndrim prej 1025 $ në muajin qershor 2018.
Shpenzimet përkojnë me një periudhë të trazuar në politikën shqiptare që erdhi pas zgjedhjes në detyrë të ish-presidentit Tramp (Trump).
Në atë kohë, Partia Demokratike e Shqipërisë në opozitë, e udhëhequr nga z. Lulzim Basha ndërmori një fushatë që përkonte me retorikën e ish-presidentit Tramp (Trump), “Bëjeni Shqipërinë të madhe sërish”, dhe i akuzoi socialistët me në krye z. Edi Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.
Zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri u karakterizuan nga bojkotet, protestat dhe akuzat për manipulim të votave.
Sipas raportit, përplasja politike lokale në Tiranë u transferua në një përpjekje përtej oqeanit nga PD dhe PS për të influencuar administratën Tramp (Trump) nëpërmjet lobimit.
Partia Socialiste e z. Rama punësoi lobistin Brain Bellërd (Brian Ballard), një mbledhës fondesh i shquar për ish-presidentin Tramp (Trump), dhe lobist në Uashington, kundrejt një tarife prej për 20 mijë $ në muaj.
Rivali i tij politik, z. Basha, angazhoi z. Nikoulls Mjuzin (Nicholas Muzin), një ish-ndihmës i Senatorit Ted Kraz (Cruz), dhe këshilltar i fushatës së ish-presidentit Tramp (Trump).
Nëpërmjet lobisitit Mjuzin (Muzin), kreu i Partisë Demokratike Luzlim Basha arriti të siguronte një foto me ish-presidentin Danlld Tramp (Donald Trump), dhe e përdori atë gjerësisht në fushatën për zgjedhjet parlamentare ne vitin 2017, ku ai rezultoi i pasukseshëm.
“Fakti që politikanët e huaj mund të marrin një takim, të bëjnë një shtrëngim duarsh dhe të bëjnë një foto që shpërndahet gjerësisht në vendin e tyre - kjo është me shumë vlerë për ta”, vlerëson raporti, duke cituar një lobist amerikan.
“Ata do të bënin pothuajse çdo gjë për ta arritur këtë.”
Sipas raporti të Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies, qëndrimi i kryeministrit Edi Rama në hotelin e ish-presidentit Tramp (Trump) në Uashington, me datë 3 dhe 4 mars të vitit 2018, lidhet me një takim me ish-agjentin e FBI-së, Karl Mek’Gounigell (Charles McGonigal), ndaj të cilit, u ngritën akuza penale nga prokurorë federalë, për mosdeklarimin e marrëdhënies me z. Rama, dhe me oligarkun rus, Oleg Deripaska.
Gjithashtu, z. Mek’Gounigell (McGonigal) akuzohet se përfitoi qindra mijë dollarë në pare të thata (kesh) nga një biznemen shqiptaro-amerikan nga Nju Xhersi, nga z. Agron Neza - i lidhur me këshilltarin e z. Edi Rama të quajtur Dorian Duçka.
“Departamenti i Drejtësisë përcaktoi se z. Mek’Gounigell (McGonigal) kishte udhëtuar më parë në Shqipëri, për të takuar z. Rama disa herë, dhe deri në takimin e 4 marsit 2023, z. Mek’Gounigell (McGonigal) kishte marrë 225 mijë USD në pagesa kesh (cash) nga z. Neza”, thuhet në përmbajtjen e raportit.
“Gjithashtu, pretendohet se z. Mek’Gounigell (McGonigal) kishte kaluar informacione potencialisht dëmtuese rreth z. Mjuzin (Muzin) - lobisti amerikan për kundërshtarin kryesor të zotit Rama - nga zyra e z. Rama tek zyrtarë të tjerët në SHBA”, thuhet ndër të tjera në përmbajtjen e raportit në fjalë.
Sipas prokurorëve federalë në SHBA, z. Edi Rama ka darkuar me z. karl Mek’Gounigell (Charles McGonigal) dhe z. Agron Neza, me 4 mars të vitit 2018, në hotelin Tramp (Trump), në Uashington.
Z. Mek’Gounigell (McGonigal) është deklaruar fajtor për fshehjen e aktivitetit të tij në favor të kryeministrit shqiptar.
Kryeministri Edi Rama zgjodhi ta frekuentonte hotelin ndërkombëtar Tramp (Trump), në Uashington, gjatë vizitës së tij në muajin mars të vitit 2018.
Gjatë dy netëve, z. Rama dhe ndihmësit e tij shpenzuan 3474 $ në hotel. Ata qëndruan në të njëjtin kat me z. Agron Nezën. Nuk ka asnjë të dhënë që z. Mek’Gounigell (McGonigal) të ketë qëndruar në Hotelin Ndërkombëtar Tramp (Trump) gjatë kësaj periudhe.
Ndërsa, z. Dorjan Duçka, një tjetër këshilltar i z. Rama, i përfolur në çështjen Mek’Gounigell (McGonigal), rezervoi katër dhoma gjatë dy netëve në Hotelin Ndërkombëtar Tramp (Trump), në Uashington, më 18 dhe 19 janar të vitit 2018, me një kosto prej 1503 $.
Të dhënat e siguruara nga kongresmenët e SHBA, tregojnë gjithashtu se ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka qëndruar gjithashtu në Hotelin Ndërkombëtar Tramp (Trump) në Uashington, nga 24 qershori deri më 26 qershor të vitit 2018, duke shpenzuar 1025.66 $.
Përveç qeveritarëve shqiptarë, edhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe këshilltarët e tij kanë shpenzuar gati 5 mijë $ në Hotelin Ndërkombëtar Tramp (Trump) në Uashington.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments